“Ideja për këmbimin e territoreve është e rrezikshme. Para së gjithash, kjo do të hapte shumë çështje që kanë të bëjnë me kufijtë, gjë që potencialisht do të mund të sillte te destabilizimi. Gjithashtu është pak e besueshme se Kosova dhe Serbia do ta pranonin një gjë të tillë”, thotë Bieber,
Sipas tij, asnjëra palë nuk do të pranonte në këmbim territoresh.
Ai mendon se me këmbim territoresh “serbët në Kosovë do të mbeteshin një pakicë edhe më e vogël, sidomos ata që jetojnë në jug të lumit Ibër”.
Bieber vlerëson se ideja për shtete homogjene dhe nacionale është e rrezikshme dhe nuk është zgjidhje që duhet shtyrë përpara.























