• Latest
  • Trending
  • All

Besim Ajeti: “Nuk ka kufi në atë se çfarë mund të arrini, nëse punoni me përkushtim”

12/07/2017

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 28 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Besim Ajeti: “Nuk ka kufi në atë se çfarë mund të arrini, nëse punoni me përkushtim”

12/07/2017
in Aktualitet, Udhetimi im

“Refugjati shqiptar” që u përkushtohet refugjatëve në mbarë botën

Mëngjesi i atij shtatori 1991, e gjeti Besim Ajetin ashtu si mijëra shqiptarë të tjerë me valixhe nëpër duar drejt së panjohurës, por me shikimin pas nga trojet shqiptare. Me shumë pak të holla në xhep dhe  me ushëtimat e armëve e imazhet e luftës  në kokë, eksodi i një kohe të pafat sapo kishte nisur.  Do të mbërrinte në Londër si refugjat dhe gjatë kohës që kalonte procedurat e azilkërkimit, nuk pati guxuar as të mendonte se një dite do të ishte ai që do të bëhej pishtar shpresë për shumë bashkëkombës të tjerë dhe jo vetëm që do mbërrinin më pas. Mëngjesi i atij shtatori 1991, e gjeti Besim Ajetin ashtu si mijëra shqiptarë të tjerë me valixhe nëpër duar drejt së panjohurës, por me shikimin pas nga trojet shqiptare. Me shumë pak të holla në xhep dhe  me ushëtimat e armëve e imazhet e luftës  në kokë, eksodi i një kohe të pafat sapo kishte nisur.  Do të mbërrinte në Londër si refugjat dhe gjatë kohës që kalonte procedurat e azilkërkimit, nuk pati guxuar as të mendonte se një dite do të ishte ai që do të bëhej pishtar shpresë për shumë bashkëkombës të tjerë dhe jo vetëm që do mbërrinin më pas.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Fillimisht e nisi angazhimin e tij, në disa OJQ të ndryshme, posaçërisht gjatë luftës në Kosovë dhe evakuimit të qindra familjeve në mbarë botën, përfshirë edhe në Britaninë e Madhe. Puna me IOM – Organizata Ndërkombëtare për Migrim, iu mundësua pas një periudhe te gjatë përkushtimi dhe këmbëngulje për çështjet e emigrantëve.  Në misionin Britanik të IOM, punoi  shumë se 11 vite, kryesisht duke u ndihmuar azilkërkueseve dhe refugjatëve të kthehen në vendet e tyre të origjinës, përmes programit humanitar të Kthimit dhe Reintegrimit të Asistuar Vullnetar. Më shumë se 42 mijë migrantë janë asistuar përmes këtij programi për t’u kthyer në vendet e tyre në baza vullnetare dhe kurrsesi me çfarëdo shtypje nga pushteti Britanik. Shumica e migrantëve kanë qenë shqiptarë, qoftë nga Kosova, Shqipëria apo viset tjera të Ballkanit.Dhe vjen një kohë kur angazhimi i tij kalon caqet e Ballkanit, Evropës…Por angazhimi i tij, ka qenë i prekshëm dhe frymëzues  edhe në vendet jashtë kufijve të Europës. Gjatë punës në Tunizi, ai ka ndihmuar mijëra emigrant libanezë që largoheshin pas rënies së regjimit të Gadafit. U bë dëshmitari faktik I kushteve të tmerrshme, dhe trajtimit jo human nga grupet paramilitare qe i menaxhonin këto kampe.Eksperiencën në Tajlandë e veçon si një ndër më të veçantat ku ka punuar nëpër shumë kampe përreth kufirit me Burmën (Myanmar), duke iu ndihmuar refugjatëve të rivendosen dhe të fillojnë jetë të re, kryesisht në SHBA por edhe në vende tjera (Britani, Australi, Kanada, Zelandë të Re etj).
Tajlanda dhe Filipinet nuk janë larg si vijë gjeografike, por ai do zhvendosej tek kjo e fundit për të kontribuar nga afër në Mindanao, ku ende ka konflikt ndëretnik. Besim Ajeti arriti të krijonte një bashkëpunim shumë të mirë me udhëheqësit e Moro kryengitësve që luftojnë për të drejtat e tyre elementare, konflikt ky që ekziston qe më shumë se 50 vite. Përveç aktiviteteve paqësore, që kulmoi me nënshkrimin e Marrëveshjes Paqësore në mes Moro Islamic Liberation Front (Frontit  Çlirimtar Islamik të Morove) dhe pushtetit Filipinez, aty po ashtu u angazhua në projekte të shumta që ndihmonin popullatën e zhvendosur nga vatrat e tyre, për shkak të konfliktit por edhe për shkak të dyndjeve të vazhdueshme që këto komunitete kanë, për shkak të katastrofave të motit të keq dhe shkatërrimit të vendbanimeve dhe pasurisë ashtu të paktë që kanë.
Misioni i tij në kontribut të emigrantëve do të vazhdonte me ndalesën në Nepal, i konsideruar si shteti më i  varfër në botë. Në Damask të Nepalit, ndihmoi shumë refugjatë Butanez në rrugëtimin e tyre për në SHBA dhe shtete tjera. Rasti i luftës në Siri dhe kriza e emigrantëve atje, i mundësoi të ishte pjesë e ekipit të shumë agjencive humanitare ndërkombëtare në Jordani , për të transferuar 25 mijë refugjatë Sirianë nga rajoni për në Kanada, sipas kërkesës eksplicite të Kryeministrit të posazgjedhur Kanadez, që erdhi si rezultate i premtimit të tij parazgjedhor, për t’u dalë në ndihmë një pjese nga miliona refugjatë që iknin nga tmerret e luftës në Siri.Që nga shkurti i vitit 2016 është në Greqi, i angazhuar në “relokimin” e 65 mijë refugjatëve, kryesisht sirianë, në shtetet tjera të Bashkësisë Evropiane, që kanë mbetur në Greqi, gjatë rrugëtimit të tyre drejtë Evropës Perëndimore, sidomos pas mbylljes së kufijve përgjatë të ashtuquajturës “Rrugë të Ballkanit Perëndimor”. Kur e pyesim për çelësin e suksesit të tij në kaq shumë misione dhe përgjegjësi anembanë botës, ai përgjigjet: pasioni; motivimi kryesor për të ndihmuar të tjerët. Megjithëse modestisht, ai vazhdon me tej se ‘’gjithkush do të bënte të njëjtën gjë në vendin e tij’’ dhe në këtë rast është përgatitja që ka takuar mundësinë duke i dhënë atij fatin e eksplorimit dhe përjetimit të kaq shumë eksperiencave. Pas 26 viteve jashtë atdheut, në Britani, prej të cilave 7 anembanë botës, Ajeti shprehet se mjegullohet ndjenja e përkatësisë, apo siç thuhet në fjalorin modern, pason një “krizë identiteti”. ‘’Kudo që udhëtoj dhe punoj, unë vazhdoj me mburrje të përgjigjem në këtë pyetje se jam Shqiptar, se jam nga Kosova, dhe se jetoj në Britaninë e Madhe.

Atdheu mbetet Kosova, dhe Prishtina gjithmonë mbetet qyteti im (që kishte lumë kur isha i vogël), se aty u linda, aty kalova fëmijërinë, aty mbetet zemra përgjithmonë, pavarësisht të gjitha mangësive që nuk janë prezente vetëm në Prishtinë por edhe në shumë vende tjera.’’-ndan përjetime te ndjera kur e pyesim për atdheun. Si një ndër përfaqësuesit më të mirë të vlerave dhe të suksesit profesional,   ai është përpjekur të jetë pjesëtar aktiv i komunitetit në Britani. Fatmirësisht  siç pohon ai ky komunitet ka kaluar nëpër disa faza, duke u konsoliduar vazhdimisht, dhe çka është më e rëndësishmja, duke u lidhur mes veti pa dallime gjeografike (Shqipëri, Kosovë apo vise tjera ku banojnë shqiptarët).Në rrjedhën e kësaj bisede, Ajeti ndan me lexuesit tanë mesazhin që mbetet i cdokohshëm edhe për shqiptarët e tjerë anembanë botës;‘’Mos i harroni rrënjët tua, edukoni rininë me vlerat tona fisnike dhe flisni shqip me fëmijët tuaj, sa më shumë që mundeni.Rinisë: Mësim, mësim natë e ditë – sepse ‘Drita’ e kohës moderne, nuk është më ajo e kohës së Naimit, tani jetojmë në kohë të globalizimit dhe konkurencës jashtëzakonisht të madhe në çdo lëmi të jetës, prandaj duhet shumë punë, edukim dhe seriozitet, për të mbërri një vend që e meritojmë në botën moderne.Kemi një rini që ka të gjitha paradispozitat për suksese – mos ngurroni të arrini ato, thejsht nuk ka kufi në atë se çfarë mund të arrini, poqese punoni me përkushtim.’’ Elta Lisenaj

Post Views: 53
Previous Post

Të bërit shtet pa diasporën

Next Post

Dacic: Greqia dhe Serbia të bashkëpunojnë për të përballuar influencën shqiptare në rajon”

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Dacic: Greqia dhe Serbia të bashkëpunojnë për të përballuar influencën shqiptare në rajon”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.