Ish-kryeministri Sali Berisha, nuk lë rast pa akuzuar kryeministrin aktual. Akuzat e radhës qëndrojnë te shpenzimet për kreun e qeverisë Edi Rama, që sipas Berishës, gjatë qëndrimit në New York prej 2 javësh, Rama ka shpenzuar 4500 dollarë për natë, para këto të cilat në mënyrë ironike Berisha thotë se janë paguar nga “bamirësi anonim”.
“Me charter privat Tiranë-Pekin. Në New York, 2 javë në four seasons 4500 dollarë nata, të paguara nga “bamirësi” anonim. Sarajet në Dajt, me truall të blerë 2 dollarë metri katror??? Dhe me gjatësi themelesh 57 metra, që ndërtohen gjoja me paratë e “Kurbanit”. Këtë e lumturojnë sevapqarët që bien në sevda me të! Ata e peshojnë sa herë duan në kandar! Ky është standardi personal i kleptokratit Edvin Kristaq Rama”, shkruan Berisha në profilin e tij në Facebook.















