• Latest
  • Trending
  • All

Beqiri: Agjenturat e huaja qëndrojnë pas vrasjes së Santos

15/05/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 1 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Beqiri: Agjenturat e huaja qëndrojnë pas vrasjes së Santos

15/05/2016
in Lajme

Pistë e re për vrasjen e biznesmenit, bankierit dhe botuesit, Artan Santos, te i cili thuhet se “faleshin” të majtë dhe të djathtë, sipërmarrës në vështirësi dhe politikanë. Dyshimet se, dora e agjenturave të huaja fshihet pas ekzekutimit mafioz të Artan Santos, sa vijnë dhe artikulohen në rrethet politike dhe mes grupeve hetimore.

Dyshimet thellohen më tej, kur gjithçka është kryer me shpejtësi, në harkun kohor të 60 sekondave, me profesionalizëm të lartë, sipas planit, pa lënë asnjë gjurmë, asnjë gëzhojë, asnjë shenjë dhe duke i shpëtuar lehtësisht policisë. Vrasësit janë zhdukur si fantazma, duke dëshmuar për një mbështetje të fortë dhe të organizuar nga pas. Kjo pistë lidhet me një skenar të jashtëm, i cili synon destabilizim të vendit, pas goditjes së sistemit financiar shqiptar, duke qenë se banka e Santos është një nga katër bankat më të mëdha në Shqipëri dhe që zotëron një pjesë të mirë të tregut.

Dhe vrasja e Santos ka krijuar pasiguri dhe panik në vend.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Ndërkaq, avokat Idajet Beqiri shkon më tej, kur thotë se në Shqipëri hyjnë çdo vit për misione speciale 20 spiunë serbë.

“Vrasja e Santos është një krim makabër që tregon një shkallë organizative tepër të lartë. Agjenturat e huaja janë ulur këmbëkryq në Shqipëri që në vitin 1992 dhe veprojnë deri në majat më të larta të pushtetit. Në çdo vit në Beograd, mbarojnë shkollën për gjuhën shqipe, 20 njerëzit më të zgjedhur serb dhe këta persona i kemi nëpër këmbë deri në SHISH. Ata hidhen në veprim për të destabilizuar vendin”, pohoi Beqiri.

Më tej, avokati ka hedhur të tjera hipoteza mbi vrasjen e Artan Santos.

Sipas tij, vrasja e biznesmenit është vrasje e mirëfilltë politike, me synimin e vetëm, për të destabilizuar vendin dhe rënien e shtetit më keq se në ’97. Beqiri pohoi dhe versionin tjetër se, pas vrasjes së bankierit mund të fshihet një kredimarrës, ku ky i fundit është shfrytëzuar nga të tjerë persona.

“Kjo është vrasje e mirëfilltë politike, që kërkon destabilitet ekonomik, shkatërrim të bankave, dhe rënien e shtetit shqiptar më keq se në ’97. Kur ka një krim kaq të madh, luhen brenda shumë interesa. Mund të jetë vrarë dhe nga dikush që ka pasur një kredi shumë të madhe dhe ky ka rënë pre e personit që ka kërkuar eliminimin e Santos”, theksoi Beqiri.

Pista e kokainës Policia e Shtetit dhe prokuroria kanë ngritur një tjetër pistë për zbardhjen e identitetit dhe kapjen e dy autorëve që kryen atentatin mafioz në zemër të kryeqytetit ditën e enjte, duke ekzekutuar bankierin Artan Santo. Bëhet fjalë për variantin e kokainës. Gjatë ditës së shtunë janë pyetur në burg shtetasit Astrit Bushi dhe Kujtim Çela, të cilët qëndrojnë pas hekurave nën akuzën e trafikimit të drogës, pas zbulimit të një laboratori kokaine në një vilë në Mamurras. Kujtim Çela është vëllai i Gëzim Çelës, i cilësuar si baroni i drogës.

Ai vijon të jetë ende i lirë, duke i shpëtuar operacionit antidrogë në banesën e tij në Fushë Kuqe të Mamurrasit, ku u gjet kokainë me vlerë disa miliona euro, si dhe një arsenal armësh. Mbetet e paqartë se si mundi Gëzim Çela, një njeri jo pak i njohur për policinë e drejtësinë shqiptare në tërësi, t’ju shpëtonte prangave. Por, akoma më e paqartë mbetet lidhje e të lartpërmendurve me vrasjen e Santos.

Tags: agjenturat e huajabanikerebanking cartelsbiznesmenbusinessmanconspiracy theoryedi ramaforeign agentsforeign intelligence serviceshetime per vrasjenIdajet Beqirikartelet bankaremurder investigationssherbimet sekrete te huajateori konspiracioni
Previous Post

Banka “Credins” emëron drejtorin e ri të përgjithshëm

Next Post

Nishani pritje të hënën për statusin, Nano, Moisiu, Topi s’ishin te Rama

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Nishani pritje të hënën për statusin, Nano, Moisiu, Topi s’ishin te Rama

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.