Maltin Korkuti eshte emri i personit që do të zëvendësojë Artan Santon në pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv të Bankës Credins.
Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të bankës nga Këshilli Drejtues dhe bordi i bankës Credins.
Maltin Korkuti ka mbajtur postin e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të bankës Credins si dhe anëtarit të bordit të saj.
“Këshilli Drejtues i Bankës Credins në zbatim të statutit dhe kuadrit rregullativ në fuqi, në vijim të veprimtarisë së për të garantuar dhe siguruar vazhdimësinë e veprimtarisë normale të bankës, mori vendimin e zgjedhjes së z. Maltin Korkuti në pozicionin e drejtorit të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e bankës.
Korkuti u zgjodh si drejtori i Përgjithshëm i “Credins”, dy ditë pas ekzekutimit të Artan Santos në hyrje të bankës në zonën e ish-bllokut.
Banka gjithashtu ka informuar publikun dhe të gjithë klientët se veprimtaria e Bankës Credins vazhdon normalisht aktivitetin në të gjitha degët e saj.















