• Latest
  • Trending
  • All

Beogradi, Edi Rama dhe distancimi i ri i Shqipërisë me Europën – Nga Shaban Murati

09/07/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 15 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Beogradi, Edi Rama dhe distancimi i ri i Shqipërisë me Europën – Nga Shaban Murati

09/07/2021
in Aktualitet

Një poet nga më të shquarit e Shqipërisë më thoshte në ditët pas Plenumit anti-letërsi të Komitetit Qendror të PPSH në Qershor 1973: “Beogradi e njeh mirë mendjen e Enver Hoxhës. Sa herë që në Shqipëri nis ndonjë shkëndijë liberalizimi në një fushë të artit Beogradi bërtet: “Po hapet Shqipëria, po liberalizohet, po shkon në Perëndim”. Menjëherë Enveri shtrëngon darën më shumë dhe vendi zhytet më thellë në izolacionizëm. Pra bën atë që do Beogradi: izolimin e Shqipërisë”.

Kjo sintezë mbresëlënëse e njërës prej mendjeve më të ndritura të kombit shqiptar m’u kujtua kur lexova fjalimin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në “Forumin e Prespës” në Ohër në 2 Korrik 2021, që afishonte divorc me Europën. Në këtë paralele historike shqiptare kemi në të dy rastet hijen e Beogradit mbi Tiranën ose më saktë interesin strategjik të Serbisë që Shqipëria të zgjedhë gjithmonë izolimin nga Europa.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Kryeministri deklaroi tekstualisht: “Nuk jemi të frustruar apo në depresion, ne jemi mirë. Ata (BE) janë më të depresionuar se ne. Së bashku ne, (Ballkani Perëndimor), jemi më të mëdhenj. Europa nuk mund të na thotë ne çfarë të bëjmë në këtë rajon”.

Është një deklarim anti-diplomatik apo paraqitje mburravece pikëpamjesh pseudoorigjinale për orientimin drejt një distancimi nga Europa të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë ajo, të cilat nuk mund të mos e shqetësojnë opinionin publik për konturimin e një platforme izolacioniste në kursin e politikës së Jashtme të Shqipërisë.

Është një shpërthim rural inati diplomatik, që të shqetëson jo vetëm se i tregon derën Europës si në kohën e qoftëlargut, por për pasiguritë që krijon për strategjinë afatgjatë të politikës së Jashtme shqiptare.

Të shprehësh konceptin se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor nuk kanë nevojë t’u tregojë Europa se çfarë të bëjnë në rajonin, që ëndërron të hyjë në Europë, është një proklamim i zhurmshëm i programit të rikthimit apo i nisjes së një izolacionizmi të ri të Shqipërisë. Ka një ndryshim thelbësor konceptual dhe praktik të izolacionizmit të ri nga izolacionizmi i kohës së regjimit komunist.

Izolacionizmi i asaj kohe ishte mbyllja në bunkerin e vetvetes dhe jashtë çdo aleance me shtetet e tjera në rajon dhe në botë. Izolacionizmi i tanishëm vjen erë më të dëmshme, sepse përveç karshillëkut infantil diplomatik ndaj BE dhe Europës, ofron si alternativë aderimin e Shqipërisë në një grupim mikroballkanik.

Dikush në Tiranë apo në Beograd i ka mbushur mendjen Kryeministrit aktual se Shqipëria nuk ka nevojë t’ia tregojë BE dhe Europa se çfarë të bëjë në rajon, sepse mikroshtetet e Ballkanit Perëndimor po presin ta bëjnë veten “të mëdhenj”. Fabula e mirënjohur e La Fontenit për bretkosën që desh të bëhej sa një ka, është mirë të lexohet nga ata, që kanë jetuar, pavarësisht si kanë jetuar, në Paris.

Koncepti, që Shqipëria nuk ka nevojë t’ia tregojë BE dhe Europa se çfarë duhet të bëjë, jo vetëm është alogjik, por edhe i dëmshëm për politikën e jashtme dhe për interesat strategjike të Shqipërisë. Historia e Shqipërisë, e Ballkanit Perëndimor dhe e gjithë Ballkanit, dëshmon se të gjithë vendet ballkanike e kanë fituar pavarësinë dhe janë bërë shtete nga Europa, se ato nuk mund të bëjnë dot pa Europën, ndaj të gjitha shtetet dhe popujt ballkanikë kanë shpallur se duan të hyjnë në Europë.

Disa shtete të Ballkanit Perëndimor janë anëtarë të NATO-s, ku shumica dërrmuese e anëtarëve janë nga Europa. Të thuash që nuk mund të na thotë Europa se çfarë mund të bëjmë ne në rajonin tonë, do të thotë të pohosh se nuk mund të na thotë as BE dhe as NATO se çfarë mund të bëjmë në rajonin tonë.

Ka dy momente diplomatike të rëndësishme, që e bëjnë akoma më të dëmshëm konceptin e izolacionizmit të ri të Shqipërisë dhe të distancimit të saj nga Europa.

Momenti i parë lidhet me përpjekjen antihistorike dhe antikombëtare, që ndërsa i hakërrohet Europës se nuk mund të na e thotë se çfarë mund të bëjmë, Kryeministri deklaron pëlqimin e tij që të na e thotë Serbia se çfarë duhet të bëjmë dhe jep alternativën e përfshirjes në projektin e mikroaleancës serbe me emrin “Mini-Shengen”, e krijuar zyrtarisht në 10 Tetor 2019 në Serbi nga Presidenti Vuçiç, ku vunë firmat dhe dy dishepujt e vegjël të tij, që përfaqësonin Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Projekti serb u krijua si përpjekje e Serbisë për t’iu kundërvënë projektit gjerman të “Procesit të Berlinit” dhe për të marrë Serbia një rol hegjemonist në pesë shtete ish-jugosllave plus Shqipërinë. Është një projekt serbo-rus, i cili krijoi qysh në fillim shumë dyshime në Ballkanin Perëndimor, në BE dhe në Europë.

Ndaj siç shkruante në 1 Korrik “balkaneu.com”: “Besimi i ka munguar më shumë kësaj nisme rajonale deri tani, me Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën, që refuzojnë të bashkohen me të”.

BE në asnjë mbledhje të saj dhe në asnjë dokument të saj për Ballkanin Perëndimor gjatë dy viteve nuk ia ka përmendur asnjëherë emrin nismës serbe të “Mini-Shengenit” si term dhe si fjalë. Dështimi është kaq i bujshëm, sa që tre liderët “minishengistë” në takimin e tyre të 29 Qershorit njoftuan se do t’i ndërrojnë emrin nismës, për të gjetur një emër me kamuflues të strategjisë hegjemoniste ballkanike të Serbisë.

Në planin strategjik Serbisë i duhet një distancim nga BE dhe nga Europa i shteteve “minishengiste” si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Vetë platforma e ndërtimit të nismës serbe është ngritur qysh në fillim mbi bazën e filozofisë së distancimit dhe të shkëputjes së vendeve të “Mini-Shengenit” nga BE dhe nga Europa, pra mbi filozofinë e izolacionizmit ballkanik antieuropian.

Kam tërhequr vëmendjen për këtë tendencë në analizën për Samitin e parë trepalësh të mbajtur në Novi Sad në 10 Tetor 2019 për shpalljen e “Mini-Shengenit”: “Për të kuptuar thelbin e projektit serb të izolacionizmit ballkanik, të miratuar në Novi Sad, mjaftojnë deklaratat e Presidentit serb, i cili në konferencën e përbashkët trepalëshe të shtypit theksoi: “Unë jam i lumtur që ne filluam të kemi kujdes për veten tonë dhe që ne nuk kemi nevojë për një tutor”.

Atij i bëri jehonë në këtë linjë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili deklaroi po aty se “ky takim është ndër rastet e rralla që liderët e Ballkanit mblidhen pa mentorët e Bashkimit Europian”. (Gazeta “Dita”, 16 Tetor 2019).

Izolacionizmi i ri i Shqipërisë po përdoret tani si një justifikim për ndjekjen e rrugës së anëtarësimit në mikroaleancën e drejtuar nga Serbia. Duke i parashtruar diplomacisë rajonale dhe europiane, si dhe opinionit publik, konceptin që nuk kemi nevojë që të na tregojë Europa se çfarë duhet të bëjmë, Shqipëria zgjedh rrugën e mbylljes brenda vetes në rajon në vathën serbe të “Mini-Shengenit”.

Duke marrë si pretekst se BE në 22 Qershor nuk i caktoi Shqipërisë një datë të hapjes së konferencës ndërqeveritare me BE, qeveria e Shqipërisë beson se duhet të na e tregojë Serbia se çfarë duhet të bëjmë, dhe të restaurohet koha e errët e satelitizmit komunist shqiptar ndaj Beogradit. Nuk mund të mos ndjesh keqardhje për katandisjen e “minishengistëve” qeveritarë dhe klakerëve të tyre mediatikë në Tiranë, që po tamburojnë përrallat e lumturisë, që do të gjejë populli shqiptar te projekti serb i “Mini-Shengenit”, njëlloj si përrallat e parajsës së dikurshme që na premtonte Beogradi.

Izolacionizmi i ri i Shqipërisë nga Europa, për koincidencë përkon me interesin strategjik rus të forcimit dhe të shtrirjes së pakënaqësisë dhe të distancimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor nga BE dhe nga Europa. Beogradi hapur po e distancon veten nga integrimi europian dhe po shkon te Rusia, madje siç shkruante agjencia serbe “BETA” në 18 Qershor, “stanjacioni i bisedimeve të Serbisë me BE është shumë i përshtatshëm për Serbinë”.

Në këtë linjë fokusohet interesi i Rusisë që fryma dhe rryma e pakënaqësisë ndaj Europës të rritet në mesin e shteteve ballkanike-perëndimore, dhe ato të zhyten në izolacionizëm, që do t’i çojë në prehrin e Moskës. Këtë objektiv e shprehu hapur në 25 Qershor në Beograd profesoresha ruse Ekaterina Entina, zëvendës prorektore e Shkollës së Lartë Ekonomike të Moskës, se Rusia në Ballkan nuk duhet të kufizohet vetëm me Serbinë dhe me “Serpska Republikën”.

“Nëse do të kufizohemi vetëm tek ata, ne do të bëhemi lojtarë pak të rëndësishëm. Ndaj Rusia duhet të gjejë mënyra të tjera qëndrimi ndaj Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë”, theksoi ajo në konferencën e parë diplomatike-shkencore mbajtur në Beograd në 25 Qershor nga Qendra kryesore shtetërore ruse e analitikës ndërkombëtare “Valdai club”, organizuar nga MPJ e Rusisë dhe MPJ e Serbisë me temën “Rusia në Ballkan: Vështrim në të ardhmen”.

Momenti i dytë, me të cilin lidhet dhe ndikon me pasoja të dëmshme izolacionizmi i ri i Shqipërisë, ka të bëjë me rrethanat diplomatike të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve. Duke i bërë karshillëk BE dhe Europës me konceptin që nuk ka nevojë të na thotë Europa se çfarë duhet të bëjmë, Shqipëria fyen arbitrin apo ndërmjetësin e këtij dialogu që është BE, dhe krijon një pozitë të dobët diplomatike për Kosovën në bisedime.

Ndryshe nga ç’mendojnë neojugosllavët e Tiranës, BE dhe Europa i shikojnë shqiptarët si komb edhe kur na duan të na afrojnë, edhe kur duan të na largojnë. Nëse Tirana sfidon BE dhe Europën me konceptin e panevojës për to, Shqipëria dhe Kosova duhet të presin të shohin koston në ecurinë diplomatike të dialogut Kosovë-Serbi me truke dhe qëndrime jo shumë miqësore për të drejtën historike të Kosovës për pavarësi. Kosova ka vuajtur shumë nga qendrimet proserbe të një pjese të diplomacisë së BE në dialogun me Serbinë. Kokoroshllëku i ri diplomatik i Shqipërisë ndaj BE u jep alibi forcave proserbe në diplomacinë e disa shteteve të BE.

Izolacionizmi i ri i Shqipërisë ka karakteristikën e rrezikshme, që po shoqërohet me zbatimin e izolacionizmit brendashqiptar në raportet midis dy shteteve shqiptare. Me qëllim, e nxitur nga jashtë apo për injorancë, Tirana po ndjek një kurs konfrontimi publik diplomatik me Kosovën, kurs i cili mund të ketë pasoja të rënda për interesin mbarëkombëtar dhe për pozitën e faktorit shqiptar në rajon.

Është e paimagjinueshme nga pikëpamja diplomatike që Shqipëria pranon të hyjë në një grupim rajonal të Serbisë për shtetet e Ballkanit Perëndimor, në një kohë kur Beogradi nuk njeh Kosovën si shtet, dhe Tirana me mendjelehtësinë e Narcisit i kërkon Prishtinës të pranojë statusin e provincës në “Mini-Shengenin” serb.

Nuk ka ndodhur kurrë në historinë moderne të Shqipërisë skandali që shohim sot, kur Tirana lavdërohet për marrëdhënie të shkëlqyera me Serbinë dhe me Greqinë dhe mban marrëdhënie të ftohta, për të mos thënë të ngrira, me Kosovën. Nuk ka informacion se kush ia sugjeron dhe kush ia shkruan Kryeministrit të Shqipërisë fjalimet diplomatike plot me koncepte antidiplomatike.

Por erërat e izolacionizmit, që po fryjnë mbi Tiranë dhe që sipas sinoptikës diplomatike vijnë nga Veriu historik armiqësor i Ballkanit, mund të ftohin shumë interesat strategjike dhe gjeopolitike të të dy shteteve shqiptare dhe të kombit shqiptar. Sinteza brilante e poetit të shquar shqiptar, e thënë para afro pesëdhjetë viteve, risjell të vërtetën e hidhur historike se Beogradi ua ka blerë mendjen udhëheqësve të Shqipërisë.

©Shaban Murati/DITA

Previous Post

Albin Kurti takon Mitsotakis: Greqia t’i bashkohet bllokut të vendeve që e kanë njohur Kosovën

Next Post

Kompania Pfizer do të kërkojë miratimin e dozës së tretë të vaksinës

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Kompania Pfizer do të kërkojë miratimin e dozës së tretë të vaksinës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.