Pas një dite të gjatë e të tensionuar kryeministri Edi Rama ka darkuar me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiç.
Sipas axhendës pritej që kryeministri dhe delegacioni që e shoqëron atë të darkonte me biznesmenët por është mësuar se në hotel Hyatt ku janë ulur në një tryezë dy kryeministrat dhe delegacionet përkatëse.
Një darkë që i ka shërbyer uljes së tensioneve dhe krijimit të një klime më miqësore nga ajo që u reflektua në takimin kokë më kokë dhe më pas në daljen e përbashkët për mediat, ku pati një debat televiziv Live mes krerëve të dy qeverive.
Temë e bisedës në darkën Rama-Vucic mendohet të ketë qënë dhe vizita e sotme në Preshevë e kryeministrit Edi Rama.
Ishte një darkë e paparashikuar ajo e Rama- Vuçiç.
















