Bashkia e Tiranës ka reaguar ndaj deklaratës së kryeinspektores së INUK, Dallëndyshe Bici, duke e cilësuar gjuhën e saj si ordinere. Në qëndrimin e Bashkisë së Tiranës thuhet se gjuha ordinere e drejtueses së INUK është treguesi më i sinqertë i katandisjes së institucionit në një skutë ordinerësh të korruptuar me në krye Dallëndyshe Bici, Ergys Hoxhën dhe Edi Ramën. “Shkatërrimet selektive me urdhër politik, gjobat korruptive që vilen përmes përmbarimit personal të drejtoreshës, si dhe mbrojtja e ndërtimeve të paligjshme të miqve dhe klientëve të kryeministrit, janë krime të rënda, për të cilat herët a vonë do përgjigjen para ligjit”, thuhet nga ana e Bashkisë së Tiranës .
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















