Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” kryebashkiaku Basha ka deklaruar se në kryeqytetin e Tiranës do të ngrihet shtatorja e ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Në vijim të postimit të tij, Lulzim Basha shkruan se kjo shtatore është vepër e skulptorit Idriz Balani, dhe ajo do të përjetësojë mirënjohjen e qytetarëve të Tiranës dhe mbarë vendit për veprën e tij të pavdekshme. Bashkangjitur postimit, Basha ka publikuar edhe një foto të shtatores. Një ditë më parë, u përkujtua 9-vjetori i ndarjes nga jeta të ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















