Lulzim Basha thirri në selinë e Partisë Demokratike kryetarët e partive të opozitës, në një takim ku u diskutua nëse do të merrej pjesë apo jo në tryezën e thirrur nga Meta.
Disa minuta pas nisjes se takimit, është larguar nga selia blu kreu i PAA-së, Agron Duka. Ky i fundit më pas është parë në ambientet e kryesisë së Kuvendit, për të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Meta.






















