Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit e vlerësoi si një premtim të mbajtur miratimin e këtij projekti
Bashkia e Tiranës prezantoi sot projektin e linjës së tramit Kombinat-Kinostudio. Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, e vlerësoi si një premtim të mbajtur miratimin e këtij projekti duke theksuar se ka në fokus përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Sot jam para jush, jo pa gëzim, në këtë prezantim të projektit të parë të linjës së tramit Kombinat-Kinostudio. Për realizimin këtij projekti ka interes nga kompanitë më të mëdha të planetit. Jam i gëzuar se Bashkia e Tiranës është gati të nisë zbatimin këtij projekti të madh që dot ndikojë në cilësinë e jetës së qytetarëve të Tiranës dhe atyre që vijnë çdo ditë në kryeqytetin e tyre:- deklaroi Basha.
Krye I Bashkisë së kryeqytetit prezantoi avantazhet kryesore të projektit, duke veçuar shkurtimin e kohës së udhëtimit, mbrojtjen e mjedisit dhe koston e përballueshme të shërbimit.
“Transporti me tram në këtë linjë do të përgjysmojë kohën. Kombinat- Kinostudio në vetëm 24 minuta. Linjat e tramit janë të papenguara nga trafiku. Mund të transportojë deri 90 mijë pasagjerë në ditë, kostoja 50 lekë për person. Realizimi me koncesion ose partneritet publik privat. Do të kemi përmirësim të ndjeshëm të parametrave të mjedisit. Trami i cili funksionon me energji elektrike, do të sjellë një reduktim të prekshëm të ndotjes së atmosferës në Tiranë”- theksoi Basha.














