Varfëri ekstreme, papunësi, terror policor dhe lot. Me njerëz të gatshëm të vrasin veten nga dëshpërimi u takua Kreu i Partisë Demokratike dhe deputetët e Elbasanit.
– “Unë jam e sëmurë, me dy çuna beqarë në shpi, pa punë. Unë…do e vras veten, nuk duroj dot ma”, tha e dëshpëruar një nënë.
– “Unë jam në klasë të parë. I bëjmë mësimet me qiri. Na ka ardh policia në shtëpi, na ka tremb natën”, shprehet i frikësuar një fëmijë.
– “Vetëm kriminelët bëjnë kështu. Edhe Enver Hoxha ishte kriminel, po ta jepte një shpi. Ky as shpi, as punë, asgjë”, akuzoi një qytetar tjetër.
– “Këta s’po kapin kriminelët, vijnë te ne se s’kemi drita”, protestoi një elbasanas.
– “Më mirë të na vrasë, se sa kështu; më mirë poshtë tokës se sa sipër! Ilaçe nuk marrim dot. Kam 100 mijë lekë ilaçe, një vit që i kam marrë e nuk i kam larë. Ço 5 mijë lekë sot, 3 mijë lekë nesër. Kështu do jetojmë ne?!”, thotë një qytetare.
– “Kush mbyll një shkollë, hap një burg, këtë po bën kjo qeveri”.
Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike Basha, pasi dëgjoi qytetarët u shpreh:
“Vende pune jo, rritje rrogash jo, rritje pensionesh jo, këtej rrit çmimet dhe faturat.”
Prodhuesit e duhanit që sigurojnë bukën me këtë industri rrëfejnë si janë mashtruar nga socialistët që iu premtuan mbështetje.
– “Unë e quaj sistem enverist këtë. Sepse e ka shkatërru këtë popull, e ka çu mu në fund”, thotë një qytetar.
– “Unë kam votuar për të majtën se thashë ndoshta do bëjë ndonjë mrekulli të madhe. Jo vetëm mrekulli që nuk bënë, po më morën bukën e kalamajve”, apelon një tjetër qytetar.
















