“Rama pasurohet nga përmbytjet”
Kryetari i opozitës akuzoi kryeministrin Rama për korrupsion në kurriz të të përmbyturve. Basha i kërkoi Ramës të bëjë transparencë se pse nuk po e shpall emergjencën civile. Ai përmendi një abuzim prej 4 milionë eurosh të blerjes së energjisë nga Oshee. Një shumë e tillë sipas kreut demokrat do të ishte e mjaftueshme për t’u ardhur në ndihmë banorëve në zone, por ai tha se Rama ka vendosur të nxjerrë fitime nga përmbytjet.
















