Banorët e fshatit Drenovë në Mallakastër kanë protestuar mëngjesin e sotëm kundër kompanisë naftënxjerrëse “Stream Oil”, duke kërkuar nga kjo e fundit dëmshpërblim për ndotjen e shkaktuar. Kanë qenë rreth 200 banorë, ata që kanë akuzuar kompaninë për ndotje ekologjike të ambientit, ç’ka sipas tyre u ka shkaktuar dëme të pallogaritshme në shëndetin e tyre dhe në kulturat bujqësore. Banorët janë grumbulluar para ambienteve te firmës, ndërsa ka pasur edhe prani të forcave të policisë për të shmangur përplasjen. Protestuesit kërkojnë dëmshpërblim për ndotjen si ndërhyrjen e shtetit për uljen e nivelit të saj.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















