Alfred Qefalia i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë ka folur për “Gazeta Shqiptare” në lidhje me akuzat që ka ngritur i penduari i drejtësisë Kristi Pine, i dyshuar si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vrasje me pagesë.
Para dy javësh, Kristi Pine, sapo ka hyrë në sallën e gjyqit u ndal drejt kafazit ku qëndronin të pandehurit Alfred Qefaliaj, Dritan Peksani dhe Klajdi Shermadhi dhe u drejtua me fjalët “Përse më shikon, ke një muaj që po më spiunon” dhe ka ofenduar në drejtim të tyre.
Asnjë nga të pandehurit nuk reagoi për faktin se askush nuk e kuptoi se kujt ju drejtua Kristi Pine me këto fjalë. Alfred Qefalia ka deklaruar se nuk ka lidhje me akuzat që pretendon Pine
dhe se ai ka fakte për këtë.
Qefalia ka shtuar se drejtues të lartë të policisë e kanë kërcënuar, ndërsa tha se ai është dhunuar dhe për vepra që s’ka pasur lidhje.
“Më kanë thyer brinjët dhe do i kërkoj gjykatës të më rregullojë brinjët se më kanë rrahur dhe më kanë degjeneruar nuk mund të fle gjumë”, ka deklaruar ndër të tjera Qefaliaj. /GSH














