Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Milot. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën e Kombit.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se, një makinë ku udhëtonin 5 persona është aksidentuar.
Një prej personave ka gjetur vdekjen, ndërsa 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Nuk dihet ende identiteti i personave qe jane perfshire ne kete aksident te rende.














