• Latest
  • Trending
  • All

Ballkani, mes frustrimeve dhe ardhmërisë

24/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Ballkani, mes frustrimeve dhe ardhmërisë

24/10/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Një ndeshje e thjeshtë futbolli tregoi se sa shpejtë dalin në sipërfaqe ngarkesat dhe mosdurimet historike në Ballkan, madje edhe duke vënë në pikëpyetje agjendat evropiane. Por, edhe përkundër emocioneve, të gjithë pajtohen se integrimi evropian s’ka alternativë

Besim ILJAZI

Incidenti në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri tregoi se sa të brishta janë marrëdhëniet ndëretnike ose ndërfqinjësore në Ballkan. Së këndejmi, edhe pozicionimet mes shteteve në vija etnike ose edhe fetare brenda gadishullit. Ky incident madje dëshmoi se përveç armiqësive historike mes popujve të caktuar, edhe vijat ndarëse të viteve të ’90-ta ende janë aktive. U shpërfaq se serbët shumë pak kanë reflektuar nga e kaluara e afërt, por pse jo edhe e maqedonasit, të cilët pa kurrfarë arsye vetanake në këso raste ose të ngjashme, pa kushte renditen në një krah me serbët kur bëhet fjalë për pozicionim antishqiptarë. Që ironia të jetë edhe më e madhe në këtë histori të re – është edhe fakti se incidenti vjen rreth dy muaj pas Samitit të Berlinit, ku Shqipëria, Serbia, Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi, Bosnja, Kosova dhe Maqedonia, morën përsipër që ta avancojnë bashkëpunimin mes veti, si një lloj “parakushti” të vënë ndaj vetes që më shpejtë të integrohen në familjen e madhe evropiane.

“Ballkani është i paparashikueshëm”

Prapaskenat e një incidenti të këtillë serboshqiptar, treguan se Ballkani është i paparashikueshëm, thotë ish ambasadori dhe profesori universitar Blerim Reka. “Kur të gjithë mendonin se rajoni më në fund ishte futur në ujërat paqësore 20 vjet pas përfundimit të luftërave në Jugosllavi, një ngjarje e thjeshtë jopolitike ka treguar tensionet ekzistuese të larta ndëretnike”, thotë Reka në një tekst autorial “Kur sporti prish diplomacinë”, të botuar në Geopolitical Information Service, faqe online kjo ku i shfaqin qëndrimet e tyre diplomatët më me zë të botës. Por në gjithë këtë histori ballkanike, i rëndësishëm padyshim është edhe kontesti gjeopolitik i incidentit, por edhe prapavijat e mundshme të tij. “Vetëm dy ditë para se presidenti i Rusisë, Vladimir Putini, ta vizitonte Beogradin – vetëm vizita e tij e tretë e tij në 13 vjet dhe një javë para vizitës së kryeministrit të Shqipërisë – e para e një kryeministri shqiptar për 70 vjet, imazhi i rajonit u shkatërrua nga një ndeshje futbolli në mes të Serbisë dhe Shqipërisë. Por, përleshja sportive çoi po ashtu në një përplasje diplomatike pa asnjë kërkimfalje për ekipin shqiptar, por kryeministri i Serbisë dhe ministri i Jashtëm dënuan ‘provokimin shqiptar’. Kjo ankesë është bërë edhe pse nuk ka pasur tifozë shqiptarë në lojë për shkak se ata nuk ishin lejuar të merrnin pjesë. Ministri i Jashtëm i Serbisë bëri një ankesë formale ambasadorit të Shqipërisë në Beograd, ndërsa ministri i Jashtëm i Shqipërisë ishte i pasuksesshëm në përpjekjen e tij për të biseduar. Ky epilog antisportiv pasqyron 100 vjet të marrëdhënieve të këqija dypalëshe midis Shqipërisë dhe Serbisë, duke shkuar prapa kur Serbia aneksoi Kosovën në vitin 1912”, shkruan Reka në shkrimin e tij autorial.

Marrëdhëniet shqiptaro-serbe, larg normalitetit

Në ditët e para pas incidentit në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, kryeministri serb Aleksandar Vuçiç duke fajësuar shqiptarët përmes telefonit e kishte “këshilluar” nënkryetarin amerikan Xhozef Bajden se Amerika tani të zgjedh mes një “Shqipërie të Madhe” dhe një “Serbie normale”. Dhe shprehja “normale” ditëve të fundit ka hyrë në diskursin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por në realitet raportet megjithatë janë larg normalitetit. “Nuk mund të kemi pajtim aty ku ka keqkuptime të thella dhe mosbesim, ose edhe mosnjohje, ashtu siç është rasti i marrëdhënieve mes serbëve dhe shqiptarëve. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për mosnjohjen e Kosovës si shtet të pavarur, por shpeshherë edhe mospranim të tjetrit si qenie njerëzore të ngjashme me ne. Nacionalisti serb e shikon kroatin si të barabartë me veten, si legjitim, por shqiptarin e percepton si kafshë, ose si njeri me nivel më të ulët civilizues. Gjithashtu, të pohohet se jemi aty ku ishim para 10-15 viteve është absurde dhe është evidente se rajoni tani është më i qetë se atëherë. Por edhe sikur mos të ishin incidentet e fundit, marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve janë ende larg normalitetit”, thotë Aleksandar Sekuliq nga Iniciativa të rinjtë për të drejtat e njeriut. Ai thekson se rol të rëndësishëm në nxehjen e atmosferës edhe një herë patën mediat dhe se incidenti me flamurin e Shqipërisë së Madhe në Serbi përjetohet si mbulesë për animin racist dhe sulme mbi objektet e jo-serbëve.

Paradoksi maqedonas

A kanë arsye maqedonasit që gjatë incidenteve shqiptaro-serbe, siç ishte ky i fundit, të rreshtohen karshi serbëve? Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Denko Maleski thotë për KOHA se “paradoksi i situatës tonë” është se pasojat e ngjarjeve në stadiumit të Beogradit më lehtë do të kalohen në Serbi dhe Shqipëri se sa në Maqedoni. Luftërat në ish-Jugosllavi, thekson ai, e kanë rikomponuar hartën politike të Ballkanit, në drejtim të homogjenizimit të shteteve. “Në Serbi të dominojnë serbët, kurse në Shqipëri dhe Kosovë shqiptarët. I ndanë kufi, pas të cilit do të fhsehen provokuesit edhe nga njëra edhe nga pala tjetër dhe lufta e simboleve do të zhvillohet nga distanca e sigurt. Në Maqedoninë multietnike nuk ka distancë të sigurt, kështu që shkopinjtë e flamujve lehtë mund të përfundojnë në kokat e atyre tjerëve. Konceptit për bashkim gjithshqiptar mund t’i kundërvihet vetëm koncepti i bashkimit të strukturat euroatlantike. Asgjë më pak se vlerat demokratike përëndimore nuk mund ta ruajnë unitetin e shtetit dhe ta përfitojnë lojalitetin e shqiptarëve”, vlerëson profesori Maleski. Çdo vonesë në këtë rrugë, duke implementuar politika etnocentrike, është në dëm të shtetit. “Sikur harrojmë se hapi i parë drejt konflikteve etnike është lufta e miteve dhe simboleve ashtu siç janë edhe thirrjet të gjithë të bashkohen rreth flamurit të vet ose në mbrojtje të historisë së vetë të ‘lavdishme’. Me insistim po ndahemi përmes luftës së simboleve qëllimi i të cilave janë ndjenjat dhe jo interesat e njerëzve. Mu për këtë Maqedonia është shtet kaq i brishtë”, thotë profesori i të drejtës ndërkombëtare Denko Maleski. Por edhe përkundër mosdurimeve dhe mosmarrëveshjeve historike dhe zgjimit të emocioneve kundër njëritjetrit, si politikanët ashtu edhe analistët polit të rajonit janë optimist për të ardhmen e përbashkët në familjen evropiane

Ndeshja mund të shërbejë si faktor kthese në raportet shqiptaro-serbe

Ish presidenti serb Boris Tadiç e konsideron me shumë rëndësi arritjen e kompromisit historik për pajtimin e popullit serb dhe shqiptar. Përndryshe, thotë ai, do të cenohet e ardhmja e gjeneratave të reja serbe dhe shqiptare. Duke komentuar deklaratat ofenduese të presidentit aktual serb Tomisllav Nikoliq, kur ai thotë se populli shqiptar ende është në nivelin e një populli të prapambetur dhe se do të duhen edhe shekuj të tërë derisa shqiptarët të arrijnë nivelin e popujve të civilizuar, Tadiq thekson se këto janë deklarata katastrofale. “Janë deklarata ofenduese dhe burojnë nga një filozofi politike, e cila nuk është fare e dobishme, jo vetëm për raportet tona ndërnacionale, por edhe për vetë Serbinë. Mendoj se është shumë më rëndësi që të respektohet identiteti i të tjerëve. Ne në Ballkan kemi pasur konflikte edhe për faktin që nuk e kemi respektuar identitetin e tjetrit. Edhe ndeshja e fundit Serbi- Shqipëri, e cila ishte përplot me tensione dhe agresivitet, është në një farë mënyre dëshmi e mosrepsektimit të identitetit dhe integritetit kombëtar. Flamuri i Shqipërisë së Madhe në qiellin e kryeqytetit të Serbisë, mbi Beograd, është pa dyshim një provokim shumë i madh”, thotë ai. Por ky kurrsesi nuk mund të shërbejë si shkak për raporte ofenduese ndaj popullit shqiptar, thekson Tadiq. Mendoj se në çështjen e identitetit duhet të kemi një tolerancë më të lartë, duhet të respektojmë identitetin e tjetrit, jo vetëm në Ballkan, por gjithandej ku ka kriza. Konfliktet do të ndërpriten vetëm atëherë, kur ta respektojmë identitetin e tjetrit. Për të respektuar të tjerët, ne duhet të mësojmë edhe historinë e tyre, duhet të respektojmë letërsinë dhe kulturën e popullit tjetër, duhet të respektojmë dallimet. Deklaratat ofenduese shumë shpesh janë pasojë e paditurisë dhe shprehin nivelin e kulturës së personit, që ofendon. Ndaj mendoj se ndryshimi i kulturës politike është edhe parakusht i raporteve të mira në Ballkan. Unë gjithmonë jam angazhuar për politikën e pajtimit mes serbëve dhe shqiptarëve, që është një prej nyjeve kryesore për raporte të mira në Ballkan”, ka deklaruar mes tjerash Tadiq në një intervistë të martën për Dojçe Vele.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Previous Post

Latifi mësyn t’i amnistojë fashistët e vërtetë – më etiketon mua

Next Post

Tadiq: Nikoliq ofendoi shqiptarët

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Tadiq: Nikoliq ofendoi shqiptarët

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.