Në kuadër të agjendës kulturore “Dardania”, Komuna e Tetovës sjell sot para publikut tetovar performancën artistike të BaletitKombëtar të Kosovës me veprën “Your story, my story”, me koreografi të Darrel Toulon, muzikë të J.S Bach, kostimografi të Samka Ferri dhe skenografi të Aziz Malokut.
Shfaqja e baletit fillon sonte në ora 19:30, në Pallatin e Kulturës Tetovë.
Hyrja është e lirë ndaj Komuna Tetova fton të gjithë qytetarët të jenë pjesëmarrës.


















