Sipas raportit policor, ky baba ka shkuar për një vizitë tek djali i tij i cili ishte duke e vuajtur dënimin në Burgun e Dubravës.
Me këtë rast, babai ka tentuar t’i japë djalit të tij substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar.






















