Portali që iu dedikohet zgjedhjeve parlamentare, lokale dhe presidenciale në Serbi dhe në rajon, Eizbori, është thyer nga hakerat shqiptarë.
Në këtë portal është vendosur logoja e hartës së “Shqipërisë Etnike”, e njëjta që u pa të valëvitet në qiellin e Beograditnë ndeshjen Serbi – Shqipëri.
Faqja është thyer si kundërpërgjigje ndaj hakerave serbë, të cilët sulmuan faqen e televizionit publik shqiptar.