Auron Tare është zgjedhur sot në Konventën e pestë Botërore të Trashëgimisë Nënujore që u mbajt në Paris si anëtar i Komitetit Drejtues.
Komiteti ka për detyrë këshillimin e UNESCO-s për çështjet e Trashëgimisë Nënujore Botërore.
Artan Shkreli, këshilltari i kryeminstrit Rama ka përgëzuar Taren duke thënë se për të loboi puna e tij mjaft rezultative.
Komiteti ku u votua Tare do të përbëhet nga 6 anëtarë në total dhe këta u zgjodhën me votim të hapur pas shumë propozimeve.
Është hera e parë që një shqiptar të zgjidhet me votë në një rang të tillë.



















