Kështu u tha në konferencën për medie të organizuar nga ATK, ku mori pjesë edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili me këtë rast ka lavdëruar ATK-në dhe Doganën se kanë realizuar të hyra të rregullta rekorde.
Ndërsa, drejtori i ATK-së, Sakip Imeri theksoi se në periudhën tetë mujore kanë arrit të inkasojnë 31 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, por që ai pranoi se nuk kanë arrit ta realizojnë planin vjetor.
Ai duke folur për Ligjin për Faljen e Borxheve, tha se janë proceduar 207 milionë e 300 mijë euro borxhe për t’u falur, dhe nga procesim ATK ka arritur që nëpërmjet kontratave për shlyerjen e borxheve të inkasoi mbi 20 milionë euro.
Drejtori i ATK Imeri tha se me procesin e fiskalizimit ka një trend pozitiv, por ai tha se nuk është i kënaqur me trended e përgjithshme në këtë fushë.























