“Tash më treguan se dega e PDK në Prishtinë paska mbajt konferencë për shtyp ku dikush paska fol e Lirak Çelaj paska qenë në rreshtin e parë të gazetarëve në konferencë për ta ndihmuar personin në shpifje në qoftë se mbetet dikund. Duke komentuar kontraten e autobusave, dhe duke mos ditur asgjë për temën, modelin dhe reformen tregojnë injorancen, mosdijen dhe qëllimin shpifës ndaj komunës së Prishtinës”, ka thënë Ahmeti
Ai ka thënë se, prokurimi është bazuar në rregullat e BERZH ku në çdo hap është marr pëlqimi nga BERZH. Edhe se kur janë bërë specifikacionet janë bërë bashkë me tra. “ Pra nga katër kompani ofertuese, një nuk i ka plotësuar kushtet (nga Ukraina) ndërsa nga të tjerat sipas formulës së përcaktuar (Çmimi, Shpenzimet, Mirëmbajtja, garancioni etj:) çmimi më i lirë është kompania fituese. Ky është raport 30 faqesh që është vlerësuar nga BERZH dhe është aprovuar”, ka thënë Ahemti.
Ndryshe, Partia Demokratike – me degë në Prishtinë, ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës që të bëjë publike kontratën e nënshkruar për furnizim me autobus të rinj.
PDK-ja po ashtu ka parashtruar ankesë në Agjencinë Kundër Korrupsionit lidhur me caktimin e nënkryetarit të Komunës, Dardan Sejdiu si kryetar i komisionit vlerësues të këtij tenderi.























