Ergys Kolaveri është lënë në arrest me burg sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë.
Kolaveri akuzohet se është autori i atetatit nga jashtë në burgun e Vaqarrit ku mbeti i plagosur një i burgosur Lili Dulaj, nga Kosova por objektiv ishte Gazmir Daci, sipas prokurorisë.
Arrest me burg iu dha dhe kushëririt të tij Enea Caka.
Më 3 gusht gjykata e Tiranës vendosi transferimin e dosjes tek krimet e rënda duke e klasifikuar veprën penale ‘gjakmarrje”















