Vetëm dy ore para se presidenca te njoftonte publikisht hapjen e aplikimeve per Guvernatorin e ri te bankës, ne seline e kreut te shtetit ka hyre ambasadori amerikan Arvizu.
Biseda mes tyre është zhvilluar pa praninë e kamerave dhe ka zgjatur rreth 60 minuta. Nuk ka patur asnjë prononcim zyrtar mbi atë çka është folur, por duket se biseda mes Nishanit dhe diplomatit Arvizu është fokusuar pikërisht tek ky moment ku ndodhet Banka se Shqipërisë.
Ndërkohë po sot, ambasadori Arvizu ka zhvilluar edhe një takimin me Mistrinë e Jashtëm Ditmir Bushati, ndërsa arsyeja e takimit nuk dihet ende.















