Njësia e Antikorrupsionit në Kryeministri ka arrestuar një zyrtar të Ministrisë së Mjedisit. I arrestuari është Albert Topçiu, me detyrë Drejtor i Vlerësimit Mjedisor në këtë Ministri. Arrestimi i tij u bë nga strukturat e Krimit Ekonomik Financiar në policinë e kryeqytetit dhe DFPO, në kuadër të një operacioni antikorrupsion ndaj zyrtarëve që ka startuar sot dhe vijon ende. Mësohet se drejtori i Vlerësimit Mjedisor në Ministrinë e Mjedisit është arrestuar në kushtet e flagrancës me 2000 euro. Ndërkaq mësohet se policia ka shoqëruar edhe disa persona të tjerë punonjës të kësaj drejtorie.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















