Nora Aliti është vajza e Abdurrahman Alitit, e cila tashmë është zgjedhur deputete nga rradhët e BDI-së, për në përbërjen e re Parlamentare 2014-2018, njofton Almakos.
Por, si e sheh Nora personalitetin e babait të saj, Abdurrahmanit, i cili ishte politikani më me ndikim i asaj kohe? Për ta kuptuar këtë, më poshtë eshte shkrimin e saj i plotë:
“Pikerisht sot nje vit, me 27 qershor 2013, ne oren 5 te mengjesit, babai im nderroi jete.
Per nenen time dhe ne femijet kishte nje shkaterrim te papritur te botes qe njihnim. Ne u thirrem qe te perballemi me nje hendek te madh ne mes asaj se si bota duheshte te dukeshte me ‘babin ende gjalle’, dhe asaj se si bota ne te vertete ishte.
Duke permbledhur jeten e babait tim, gjej veten gjithnje duke ju kthyer nje mendimi: Rralle do te takoni njeri qe më me besnikeri jetoi vlerat e tij.
Abdurahman Aliti. Ky emer ka domethenie te ndryshme per shume njerez. Burreshteti, politikan, lider, inetelktual, jurist, deputet, kundërshtar, ambasador etj.
Per mua, mbi te gjitha, ai ishte baba.
Babau qe me mesoi rendesine e fjales se dhene, pergjegjesine, kembenguljen,modestine, zellin e madh per punen dhe deshiren e pashtershme per dije. Ai me mesoi shume gjera. Metoda e tije e mesimit ishte shume e thjesht. Ai te mesonte duke te dhene shembull.
Babai im permbushi cdo detyrim qe ai ndermori. Fjala e tij ishte lidhja e tij, dhe te gjithe e dinin ate. Kurre nuk e kam ndegjuar te thote ndonje genjeshter apo te mashtroje.
Babai im kurre nuk pati privilegjin te njoh te atin e vet. Jam e sigurte, se ai per ne u be babai qe kishte imagjinuar per veten e tij. Bota e vitit 1945 kur ai lindi dallonte shume nga bota e vitit 1984 kur linda une. Por edhe perkunder kesaj, ai me kembengulsine e vet ariti te kete suksese ne jete.
Ai ishte nje lexues i pangopur i cili na demonstronte neve femijeve, qe nuk duhet tretur asnje moment qe mund ti perkushtohet leximit. Ne gjithmone kishim nje game te gjere te librave ne dispozicion kudo ne shtepine tone. Kur ne femijet kishim pyetje, ai na pergjigjej dhe per te na nxitur te lexojm me shume, ai gjithmone thoshte: “Kete une nuk e di nga vetvetiu, e di sepse e kam lexuar diku”.
Babai im ishte nje njeri i jashtezakonshem. Ai ishte nje kampion i demokracise i cili vertete besonte se politika mund te beje ndryshime dhe se ajo eshte nje kauze fisnike. Ai kishte disa principe me te cilat kurre nuk bente kompromise.
Si per cdo femije tjeter, edhe per mua, te vizitoje babane ne pune perfaqesonte nje gezim te vecante. Mbaj mend nje rast kur une kam pasur 12 vjet dhe e kam shoqeruar ate ne nje vizite pune ne Struge qe perfshinte edhe dreke ne nje restorant lokal. Tashme, ne nje moshe sadopak e vetedijshme per ngjarjet ne politike, ne nje tavoline fqinje dallova se po drekonte me familjen edhe njeri nga rivalet kryesor politik te babait tim. Duke dashtur ta impresionoj babain, une ja thash nje barcolete per rivalin. Nje barcolete gjenerike, te thjeshte dhe madje shume pa shije qe kisha degjuar ne shkolle. Babai im me shikoi ashper me ate shiqim qe do ta shoh edhe disa here tjera ne jete, dhe tha: “ Nora, kurre mos sulmo individin. Ne mund te jemi ne kundershtim te plote me dike pa degjeneruar individin si pasoje ne kete proces.” Sapo mbaroi fjalen ai u ngrit dhe me mori per dore dhe me coi te me njoftonte me kete njeri. Ai zoteri me foli ne menyre miqesore dhe ishte pikerisht ne ate moment qe kam kuptuar se vetem sepse dikush ka mendim ndryshe nuk domethene se nuk meriton respekt si individ.
Toleranca e thjeshte dhe vetem toleranca nuk eshte e mjaftueshme .
Ne kemi nevoje per respekt te vertete dhe te thelle per cdo individ pamvaresisht dallimeve ne opinione, gjuhe, percaktimeve politike, fetare, perkatesive etnike etj. Kjo ishte ajo qe ai kerkonte nga ne femijet, dhe kjo ishte ajo qe kerkonte nga cdo qyetare te ketije vendi.
Babai na mesoi qe te trajtojme te gjithe, pa marre parasysh ne cilin stacion ne jete gjenden, me te njejtin dinjitet dhe respekt. Ai ne te njejten dite mund te debatonte ne parlamnet ne oren 11, te takonte presidentin e shtetit ne oren 2, dhe te luante shah ne oret e mbremjes ne nje kafe lokale ne Zheline. Modestia e tij ishte po aq e madhe sa dhe intelekti i tij. Nuk kishte dallim midis jetes publike te babait tim dhe jetes se tij private. Ai ishte ai qe ishte ne te gjitha aspektet e jetes se tij, thellesisht i angazhuar per drejtesi, thellesisht i angazhuar per miresi.
Mirenjohjen tone me te thelle per ty , Babë, qe na rrenjose keto ideale!
Lamtumire, Ba”
















