• Latest
  • Trending
  • All

Arrestohet punonjësja e bankës, vodhi 200 mijë euro të klientëve

05/06/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 19 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Arrestohet punonjësja e bankës, vodhi 200 mijë euro të klientëve

05/06/2016
in Lajme

Prokuroria: A.Aliaj abuzoi me overdraftet, kartat e kreditit, transfertat e parave dhe kreditë

Një punonjëse banke e nivelit të dytë ka arritur të vjedhë rreth 200 mijë euro, ndërsa pas zbulimit të skemës është arrestuar nga policia me urdhër të Prokurorisë së Tiranës. Gjatë hetimeve paraprake ka rezultuar se A. Aliaj, me detyrë specialiste krediti në filialin e një banke në Kamzë, nëpërmjet veprimeve të kundërligjshme, ka arritur të mashtrojë një numër të madh klientësh, duke u marrë atyre shuma të konsiderueshme parash nga llogaritë bankare ose duke u hapur, pa dijeninë e shtetasve llogari kredie, të cilat më pas i tërhiqte vetë. Hetimi ka nisur pas denoncimit të klientëve të bankës. Mësohet se akuza ka faktuar katër skema të kësaj vjedhjeje.

 Overdraftet

Sipas akuzës, punonjësja e bankës ka miratuar overdraftet për disa klientë të bankës, të cilët nuk e kanë kërkuar këtë shërbim. Pasi është miratuar overdrafti nga llogaria e këtyre klientëve (pa dijeninë e tyre) fondet kanë kaluar në llogarinë e një shtetasi, të njohur të personit nën hetim, e cila rezulton të ketë tërhequr këto fonde. Për gjashtë klientë janë miratuar overdrafte pa dijeni e tyre. Gjatë pyetjeve, ata kanë pohuar se nuk kanë kërkuar një shërbim të tillë dhe nuk kanë pasur dijeni për transfertat e parave nga llogaria e tyre në llogarinë e një shtetasi tjetër. Ndërkohë, personi që ka përfituar këto shuma, ka pohuar se paratë i ka tërhequr Aliaj në emër të saj dhe ajo ka firmosur mandatet e tërheqjes në mirëbesim.

Kartat e kreditit

Pas pezullimit të përkohshëm nga detyra të A. Aliaj, në fillim të muajit mars 2013, auditi i bankës ka gjetur 2 karta krediti me PIN-et përkatëse në tavolinën e kësaj shtetaseje. Gjithashtu, është gjetur dhe PIN-i i një karte tjetër krediti, që i përkiste shtetases Z.M. Për këtë arsye, auditi ka kontrolluar transaksionet e kartave të kreditit për këto tre klientë dhe ka konstatuar se të gjitha transaksionet e këtyre kartave të kreditit ishin të lidhura me tre shitës POS-sesh. Prej këtij kontrolli janë identifikuar tregtarët me transaksionet respektive të dyshimta që vinin nga përdorimi i POS-ve. Të dëmtuarit kanë pohuar se nuk kanë kërkuar dhe nuk ka tërhequr pranë bankës kartë krediti. Ajo ka deklaruar se nuk ishte në dijeni për kartën e kreditit dhe për më tepër, ajo nuk dinte se çfarë ishte një kartë krediti.

Transferimi

Me datë 14 shtator 2012 shtetasi A.M. ka hapur një depozitë bankare pranë bankës në shumën 3 000 000 lekë. Pas dy-tri ditësh nga depozitimi i kësaj shume, klienti është telefonuar nga specialistja e kredisë, A. Aliaj, me të cilën ka pasur njohje të mëparshme. Ajo i ka kërkuar ndihmë A.M. që ta ndihmonte me depozitën e tij, me qëllim që kjo depozite të vendosej si garanci për një kredi bankare, duke i premtuar se depozita nuk do prekej, si nga ana e saj, ashtu edhe banka. Ai ka pranuar dhe ka nënshkruar te noteri disa dokumente, por pa u kushtuar rëndësi. Në muajin janar të 2013, A.M. ka pasur probleme shëndetësore të një familjari dhe për këtë shkak ka dashur të tërheqë paratë nga depozita e tij e kursimit. Ai është takuar me A. Aliaj dhe ka kërkuar prishjen depozitës dhe tërheqjen e 5000 euro. Kjo e fundit e ka këshilluar të mos e prishë depozitën dhe i ka dhënë në ambientet e bankës shumën 5000 euro. Në muajin mars të 2013 shtetasi A.M është telefonuar nga banka, ku i është komunikuar se kishte pa paguar dy këste kredie. Pas bisedës, ka marrë në telefon specialisten e bankës A. Aliaj, të cilës i ka treguar bisedën. Shtetasi A.M, në ketë kohë ka mësuar të vërtetën se A. Aliaj kishte çelur një kredi në emrin e tij, të cilën e kishte përfituar për vete në shumën 2.700 000 lekë. Për të konstatuar faktin nëse përfituesi i kredisë ka qenë prezent ditën dhe orën e tërheqjes së këtyre shumave, janë sekuestruar pamjet filmike të këtyre datave. Ka rezultuar se shtetasi A.M nuk ka qenë prezent në momentin e tërheqjes dhe paratë janë tërhequr nga arkëtari nga A. Aliaj.

Kredia

Prokuroria ka faktuar edhe disa raste të marrjes së kredisë nga ana e klientëve në bankën ku punonte A. Aliaj, të cilat kanë pasur probleme gjatë ndërhyrjes së vetë të së pandehurës. Një shtetase, e cila kishte qenë e rregullt me një kredi të marrë, ka evidentuar vonesa të kredisë që nga muaji maj 2009. Në lidhje me këto vonesa, deklaruesja R.T pretendon se ajo ka qenë e punësuar së bashku me bashkëshortin e saj, te shtetasja A. Aliaj për punime në ndërtimin e shtëpisë së saj dhe të kunatit. Ajo deklaron se i ishte premtuar nga shtetasja A. Aliaj, që kjo e fundit do të vazhdonte pagesat e kredisë në këmbim të punës që ata do kryenin. Puna e pretenduar që është kryer nga çifti T. ka qenë në vlerën e 150.000 lekë, ndërkohë pretendohet se janë paguar me para në dorë vetëm për nevoja të vogla në vlerën 15.000 lekë. Megjithatë, sipas dosjes, sërish e arrestuara ka ndërhyrë, duke përvetësuar qindra mijëra lekë. Sokol Çobo/shqip

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Post Views: 101
Tags: arrestarrestimbankbank employeebankacredit cardsedi ramakarta kreditikreditëloansmoney transfersovedraftepunonjese bankethefttransfertat e paravevjedhje
Previous Post

MAQEDONIA PËRBALLË VETVETES

Next Post

Treqind ditë: Shqiptarët janë të lumtur, qeveria jo…

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Treqind ditë: Shqiptarët janë të lumtur, qeveria jo…

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.