Një i ri është vënë në pranga në Kamzë, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një sasi lënde narkotike. Burime zyrtare nga policia thanë se, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar Fiorel Thaçi, 37 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë arrestimit të tij është sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 kilogramë e 662 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa.
Ky person u ndaluar në bulevardin “Blu”, Kamëz duke drejtuar mjetin motorik tip “Pegasus”, ku gjatë kontrollit poshtë sediljes ju gjet një qese plasmasi ku në brendësi kishte lëndën e dyshuar narkotike kanabis sativa.
Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua motorri tip “Pegasus”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.















