Katër punonjës të OSHEE në Vlorë janë vënë në pranga, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme kabulli të energjisë elektrike. Katër punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, u arrestuan nga policia e Vlorës të akuzuar për vjedhje të kabujve të shpërndarjes së energjisë elektrike.
Të arrestuarit janë Kujtim Cenaj 64 vjeç, Fadil Kapllani 64 vjeç, Agron Ballesha 48 vjeç dhe Mihallaq Kondakçi 59 vjeç, që të katërt banues në Vlorë.
Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme kabulli të energjisë elektrike. Në ngarkim të tyre, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “vjedhje e kryer në bashkëpunim”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















