“Arrest me burg” është masa ecaktuar për Kostandin Xhuvanin, i akuzuar për 4 vrasjet e së martës. Seanca e mbajtur në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar me dyer të mbyllura. Xhuvani u mbrojt nga një avokat i caktuar nga gjykata.
Në seancën gjyqësore të zhvilluar pa praninë e medias, prokurorët paraqitën akuzat për Xhuvanin. Avokati mbrojtës i caktuar për të pandehurin, Violen Coniku u shpreh se pala mbrojtëse nuk ka asnjë pretendim më tepër se akuza e prokurorëve. “I kam kërkuar Xhuvanit që të mos japë asnjë shpjegim në këtë seancë gjyqësore”, tha Coniku për mediat.
Kostandin Xhuvani është braktisur nga familjarët. Në Gjykatën e Tiranës ku u paraqit për t’u njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”, nuk ishte asnjë nga familjarët e tij.
Xhuvani u paraqit edhe brënda hekurave të sallës së gjyqit me pranga në duar. 26-vjeçari nuk ka folur gjatë seancës, përveçse kur është përgjigjur për gjeneralitetet.
Xhuvani është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie në gjykatë, ndërkohë që e njëjta masë është dhënë edhe për shokun e tij Erald Sina.















