Nëse armëpushimi respektohet për një javë, atëherë Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do të ndërmarrin sulme ajrore të koordinuara kundër grupeve ekstremiste.
Ushtria e Sirisë tha se do të zbatoj një “regjim të qetë” shtatëditësh në gjithë Sirinë, por e ka rezervuar të drejtën për përgjigjet ndaj çfarëdo shkeljeje, transmeton REL.
Grupet kryengritëse, që luftojnë kundër forcave të presidentit sirian, Bashar al-Assad, kanë indikuar se do ta respektojnë armëpushimin.
Sipas Kombeve të Bashkuara, gjatë konfliktit në Siri janë vrarë më se 250 mijë njerëz, ndërsa më tepër se 11 milionë vetë janë zhvendosur.























