“Kosova është në rrugëtimin e saj euroatlantik dhe në NATO. Kosova sipas konkluzioneve të BE-së të mbajtur në Selanik në vitin 2013, ka perspektivë evropiane”, tha ajo.
“Vendet në zgjerim janë partnerë të rëndësishëm në një varg çështjesh. Politika jonë mbetet në kushtëzimin e drejtë, nuk do të ketë lëshimin pe në sundim të ligjit, korrupsionit dhe gjyqësorit të pavarur, reformat ekonomike, dhe reformat në administratë. Sundimi i ligjit dhe reformat ekonomike janë forma e njëjtë e një medalie”, tha Apostolova.
Ajo ka thënë se BE-ja do të vazhdojë të ofrojë mbështetje e vende financiare në Kosovë.
“Por, për liberalizmin e vizave kanë mbetur edhe dy kushte ratifikimi i kufirit me Malin e zi dhe forcimin e luftës se saje me korrupsionin”.






















