Konkursi i kompanisë “Deliart Association” u zhvillua në Kalanë e Ulqinit, një qytet etnik i Shqipërisë që iu dha Malit të Zi nga Fuqitë e Mëdha
19-vjeçarja Anisa Petrela u shpall “Miss Shqipëria” 2014, në veprimtarinë që organizon kompania “Deliart Association” për të 16-in vit me radhë.
Anisa Petrela e mori kurorën e “Mbretëreshës së Bukurisë” mes 31 vashave në konkursin që përfundoi mbrëmjen e së premtes.
Konkursi i këtij viti prej kompanisë “Deliart Association” të petri Bozos u zhvillua në Kalanë e Ulqinit, një qytet etnik i Shqipërisë që i është dhënë Malit të Zi në traktet ndërkombëtarë.
Orinda Huta ishte udhëheqëse e konkursit në shfaqjen që në fund mori vlerësimin e jurisë për Anisa Petrelën.
Virgjil Kule, Florenza Lekstakaj, “kampione” në fuqi (“Miss Shqipëria 2013”), Amarda Toska, Kledi Kadiu, Ylljet Aliçka, Holta Dulaku dhe Arlinda Dudaj e vlerësuan vashën Anisa Petrela si më të hajthmen, më të bukurën e më të mirën mes shoqeve.
Të mbledhura anembanë trojeve etnike të Shqipërisë brenda dhe jashtë kufijve politikë, 31 vashat u përzgjodhën mes 240 konkurrenteve.
Konkurrentet udhëtuan në mbarë trojet shqiptare përgjatë tërë qershorit duke paraqitur njëherit turizmin dhe vlerat historike e kulturore.
Konkursi në Kalanë e Ulqinit ishte mundësuar nga marrëveshja mes Bozos dhe kryekomunarit Fatmir Gjeka si dhe për qëndrimin në këtë qytet në datat 20-27 qershor.
















