• Latest
  • Trending
  • All

Amerikanët dhe Open Balkan/ Reagimet pas ndërhyrjes së Lavrov në lojërat gjeopolitike të rajonit

09/06/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 10 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Amerikanët dhe Open Balkan/ Reagimet pas ndërhyrjes së Lavrov në lojërat gjeopolitike të rajonit

09/06/2022
in Aktualitet

Deklarata e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov se Rusia përkrah qartësisht projektin e preferuar rajonal të Edi Ramës, Ballkanin e Hapur, që e quan nismë të Beogradit, provokoi regime nga disa personalitete ndërkombëtare.

Pedagogu amerikan Ed Joseph u pozicionua fort kundër Ballkanit të Hapur dhe argumenti i tij lidhet me Sergei Lavrov.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

“Ajo që dua të them është se kur një figurë e urryer si Sergei Lavrov, i cili është momentalisht nën sanksione të rënda dhe vazhdon pavarësisht kësaj të avancojë luftën e Rusisë në Ukrainë, kur një figurë e tillë thotë që Ballkani i Hapur është diçka e mirë – kjo na lë të kuptojmë pikërisht të kundërtën, që në të vërtetë kjo iniciativë është diçka shumë e keqe,’ – u shpreh Joseph.

“Kjo është ajo që duam të themi kur përdorim shprehjen ‘puthja e vdekjes’. Kur Moska ofron miratimin e saj për një iniciativë ballkanike, kjo ka efektin e një ‘puthjeje vdekjeprurëse’,” – shtoi ai.

Sipas pedagogut mbështetja e vazhdueshme e Rusisë për Ballkanin e Hapur është arsye për të dyshuar rreth asaj që kjo iniciativë përfaqëson.

Sa i takon përfitimeve, Joseph tha se Serbia duke qenë ekonomi më e madhe do të ketë përfitimet më të mëdha nga një regjim i tregtisë së hapur.

Për zhvillimet ka reaguar edhe Janusz Bugajski, njohës i mirë i Ballkanit që drejton edhe një emision telviziviv nga SHBA që transmetohet në Ballkan: “Ora e Bugajskit”.

Sipas Bugajskit, Rusia e sheh projektin “Open Balkan” si një mjet për përmbysjen dhe ndarjen e Eruopës. Bugajski bëri thirrje që ky projekt të bojkotohet.

“Kremlini e sheh “Ballkanin e Hapur” si një mjet të dobishëm për përmbysjen dhe ndarjen e Evropës. Qeveritë properëndimore duhet te braktisin skemën dhe te mos ndjekin agjenden Moske-Beograd”, – shkroi Bugajski në Twitter.

Një qëndrim më pak kategorik ka mbajtur profesori i universitetit të mirënjohur “John Hopkins”, Daniel Sewer, për projektin e preferuar të Ramës, Open Balkan. Sewer e ka trajtuar çështjen me gjerë, që nga interesat e Kosovës në projekt, nga pikëpamja amerikane dhe përfshirja ruse.

“E vetmja rrethanë në të cilën Kosova duhet të marrë në konsideratë një propozim është nëse i jepet statusi i barabartë me shtetet e tjera sovrane të përfshira. Kjo, me sa kuptoj unë, nuk i është ofruar Kosovës në Ballkanin e Hapur, kështu që propozimi as që duhet të merret parasysh”, –  u shpreh Sewer.

Sewer thotë se iniciativa e ‘Ballkanit të Hapur’ nuk është hap i duhur për Ballkanin, dhe se sipas tij, të gjitha aktivitetet që supozohet se mund të kryhen në ‘Ballkanin e Hapur’, mund të bëhen edhe në alternativa të tjera, që janë më të dobishme, siç është procesi i Berlinit apo SEFTA.

“Jo me të vërtetë. Gjithçka që kam dëgjuar për Open Balkans sugjeron që aktivitetet e tij mund të kryhen të gjitha brenda Procesit të Berlinit dhe SEFTA-s”, – shtoi shkrutimisht Sewer.

Profesori amerikan ka komentuar edhe deklaratën e dhënë nga Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, i cili tha se ideja për Ballkanin e Hapur, ishte e Serbisë. Kjo deklaratë, sipas Serëer, do ta pengojë krijimin e një nisme të tillë, për shkak të reputacionit negativ të shtetit rus në Ballkan. Sipas tij, Rusia është e mirëpritur vetëm në Serbi dhe në ‘Republika Srpska-n’, në Bosnjë e Hercegovinë.

“Unë mendoj se shumica prej tyre tani do të kenë mendime të dyta rreth anëtarësimit. Rusia nuk është një faktor i mirëpritur në Ballkan këto ditë, me përjashtim të Serbisë dhe Republika Srpska”, – u shpreh Sewer për PortaliD.

I pyetur se a është edhe në interesin e SHBA-së iniciativa e Ballkanit të Hapur, Serëer u shpreh se personalisht mendon se jo, por se të njëjtin mendim nuk e ndan edhe qeveria amerikane.

“Unë jo, por qeveria amerikane e bën. Ata duhet vendosin se si duhen bërë gjërat”, – u shpreh shkurtimisht Sewer.

Në fund, profesori thotë se nuk është i sigurt nëse të gjitha vendet pjesëmarrëse do të qëndrojnë gjatë në një iniciativë të tillë. Sipas profesorit amerikan, Ballkani i Hapur në rrethanat aktuale, është një iniciativë e vdekur.

“Nuk jam i sigurt që të gjitha këto pozicione do të mbahen. Mendimi im është se në rrethanat aktuale, për shkak të agresionit rus në Ukrainë, Open Balkans është një letër e vdekur”, – përmbyll profesori Daniel Sewer.

Në takimin e Ohrit të pranishëm ishin presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, dhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Zoran Tageltija.

Zhvillimet më të fundit rreth Open Balkan ndodhën këtë javë, kur në Ohër u mbajt samiti i rradhës i këtij projekti kontrovers, ku benzinë zjarrit i hodhi pikërisht Sergei Lavrov, pasi iu ndalua hapësira ajrore nga Bullgaria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, që ai të udhëtonte drejt Beogradit më datë 6 dhe 7 qershor.

“Duket se ata që luajnë fijet në Bruksel nuk donin në asnjë mënyrë të na jepnin një platformë, ku ne të konfirmonim në kryeqytetin e Serbisë pozicionin e Rusisë mbi problemin e Kosovës dhe problemin e Bosnje Hercegovinës. Ata nuk donin që ne të shprehnim mbështetjen për nismën e Beogradit për të realizuar projektin e Ballkanit të Hapur në interes të një marrëdhënieje më të fortë dhe më të shëndetshme mes vendeve të rajonit” tha Lavrov gjatë konferencës për mediat.

Sipas Lavrov, NATO dhe Bashkimi Europian duan “ta kthejnë Ballkanin në një projekt të quajtur Ballkani i mbyllur”. 

Megjithë këto zhvillime, i dëguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se SHBA-ja mbështet iniciativën e “Ballkanit të Hapur”.

Por, Escobar shtoi se shtetet që i janë bashkuar kësaj iniciative duhet të angazhohen për trajtim të barabartë për gjithsecilin shtet të Ballkanit Perëndimor.

“Ne besojmë se në mënyrë që kjo iniciativë [‘Ballkani i Hapur’] të jetë e suksesshme duhet të jetë e hapur për të gjithë. Çdo iniciativë për zhvillim ekonomik duhet t’i përfshijë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në një trajtim të barabartë”, – deklaroi Escobar.

Escobar ftoi pjesëmarrësit në këtë takim që të harmonizojnë “Ballkanin e Hapur” me iniciativat e tjera aktive në rajon, përfshirë Procesin e Berlinit dhe porositi udhëheqësit e rajonit që të mos e politizojnë iniciativën.

“Unë sinqerisht ju inkurajoj që kjo iniciativë të mbetet ekonomike. Nuk është një projekt politik. Është një projekt i rëndësishëm ekonomik. Nëse e mbani si iniciativë ekonomike ju do të keni më shumë mbështetje”, – u shpreh i dëguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. lapsi.al

Previous Post

Zelensky: Forcat ruse po përballen me humbje të mëdha në Sievierodonetsk 

Next Post

Vuçiç e Rama, modelet e dështuara në aventurën e radhës

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Vuçiç e Rama, modelet e dështuara në aventurën e radhës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.