Nga MSc. Nidela Hoxha Zenuni
Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi gjë për të thënë. Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajmë mbi të! Frymëzona me një ndjenjë të mprehtë të drejtësisë që të flasim jo vetëm me paanësi, por dhe të sillemi ashtu. Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthimet e shtypit! Ashtu qoftë! (Faik Konica)
– As vetë i madhi Konica nuk do e besonte se sa aktuale janë paragrafët që ai i shkroi dekada më parë, në një kohë dhe vend ku prapambetja po shtrohej këmbëkryq!
Do skandalizohej i gjori, po të shikonte dhe dëgjontë skenarë të frikshëm horrori apo injoracë të kamufluar me “hight tech„ e të servirur rëndomtë dhe në mënyrën më të keqe të mundshme brezave të rinj, fëmijëve të cilët personifkojnë të ardhmen, ndryshimin, përsosmërinë. Por problemi në themb nuk është vetëm kaq pak, problemi i vërtetë sapo ka filluar. Dëmet që u shkaktuan janë morale dhe materiale, kosto të gjithë shqiptarëve të cilët paguajnë për t’u ç’edukuar, për t’u shkundur nga xhepat, paguajnë për t’i sëmurë psiqikisht fëmijët e tyre, paguajnë që të ngihen derrat përfitues të këtij maskarallëku.
Arsimi në shqipëri është një ndër fushat ku qeveria duhet të ndërhyjë urgjent me anë të reformave serioze e të mirëmenduara. Deri më tash në këtë sektor tejet të rëndësishëm, dhe pikë nevralgjike të një shteti, janë ndërrmarë pseudo-reforma sipas interesave dogmatike të ish qeverive paraardhëse. Pasojat e së cilës po i shohim të mbijnë si kërpudhat pas shiut, nëpërmjet skandaleve të njëpasnjëshme që janë publikuar kudo nëpër media e rrjete sociale. Para disa vitesh, na e servirën altertektin si gjoja një risi në edukim, një politike demokratike e arsimit që do sillte rritjen e performacës dhe përmirësimin e cilësisë në tekstet shkollore, por rezultoi një mashtrim i ulët për të përmbushur interesat e tyre, një dështim i plotë. Dikur unë kam qënë një ndër mbështeteset e kësaj reforme, sepse u trumbetua me të madhe nga ministri i arsimit i aso kohe Z. Pollo, si një reformë e jastëzakonshme, por sot nuk shoh asgjë tjetër vetëm një shpërdorim të kësaj pseudo-reforme dhe keqmenaxhin të plotë, pasojat e së cilës po i ndiejmë të gjithë në kurriz. Është ironike dhe njëkohësisht komike, sesi duan të hyjnë në europë me ndryshime në arsim, me futjen e risive, metodologjive e politikave të reja në arsim, por nuk dinë këta, që sistemet arsimore në europë janë të fortë dhe funksionojnë mirë, sepse përgjegjësit që i implementojnë nuk vjedhin, nuk bëjnë pazare tenderash me shtëpitë botuese, por i mbikqyrin rigorozisht dhe i kushtojnë rëndësi të ardhmes së fëmijve, nuk i bëjnë reformat sa për të fituar zgjedhjet, e për të ulërit me të madhe që ndyshuan diçka.
Janë njëmijë probleme të cilat vijnë si pasojë e kësaj katrahure arsimore, ndërsa po radhis vetëm disa syresh thjesht për të kuptuar llumin ku po i dërgojmë fëmijët, të ardhmen tonë që duket kaq fatkeqe!
– E para, paguaj për ç’edukim nëpërmjet teksteve me fjalor rrugaç, tema horror për diskutim, ide për t’u vetvrarë, apo banalitete perverse.
– E dyta, dëmtim psikologjik, dhe premisë për dëmtim fizik gjatë gjithë jetës së tij, sepse formimi në fëmijëri ndikon për gjatë gjithë jetës, ndërkohë që ne si prindër, padashje i nxisim t’i mësojnë këto palaçllëqë, fatkeqësi.
– E treta, amulli në përzgjedhjen e teksteve, mos koherencë dhe mos kontroll të imtësishëm të përmbajeve të tyre.
– E katërta, ripagesë ekstra për ndërrim tekstesh se të parat u pezulluan etj. etj…
Ku i çon mushka këta përgjegjës, ku shumica e familjeve shqiptare nuk kanë të ardhura e mezi i’a dalin ti dërgojnë fëmijët në shkollë e t’i pajisin me libra, duke kursyer vetë bukën e gojës, e për çfarë në fund?! Për të ç’edukuar të shtrejtët e tyre?!
Pikërisht, këtu duhet të flasë shteti, të tregojë se sa i ndjeshëm është për qytetarët e tij, të dëmshpërblejë minimumin e asaj që u ka shkaktuar. Të përpiqet vërtetë të ndyshojë diçka për mirë. Fëmijët janë jeta jonë, askush nuk duhet dhe nuk mundet t’i nëpërkëmbë ato! Turp që nuk hahet me bukë e as pihet me verë…















