Aliti, i cili më herët ka qenë drejtor i kësaj agjensie, shprehet se përfaqësimi i drejtë dhe i duhur është kategori ligjore dhe kushtetuese dhe si e tillë duhet parë me përkushtim nga organet drejtuese të institucionet në fjalë
Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Rafiz Aliti, denoncon përfaqësimin e ulët të shqiptarëve në Agjensinë e Postave të Republikës së Maqedonisë.
Aliti, i cili më herët ka qenë drejtor i kësaj agjencie, shprehet se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat është kategori ligjore dhe kushtetuese dhe si e tillë duhet parë me përkushtim nga organet drejtuese të institucionet në fjalë, raporton Alsat-M.
“Po shihet qartë se, me dashje apo pa dashje, në këtë raport nuk janë dhënë të dhënat apo fshihen të dhënat sa i përket përfaqësimit të drejtë për të cilën, mendoj se drejtori në këtë seancë duhet edhe të na informojë si deputet, pasi është obligim dhe ligjor edhe kushtetutar përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i të gjitha bashkësive etnike që jetojnë në Republikën e Maqedonisë”, tha Aliti.
Nga ana tjetër, drejtori i këtij institucioni Vllatko Atanasoski, u shpreh se interesimi i shqiptarëve për t’u punësuar në këtë Agjenci është i ulët.
“Lidhur me përfaqësimin e bashkësive etnike, desha të theksoj se Agjencia i shpall konkurset për punësim, në shërbimet zyrtare, në përputhje me ligjin për marrëdhënie punë, në gazetat ditore në gjuhën shqipe dhe maqedonase. Nga praktika e deritanishme, gjithsej në shpalljet për punësim në Agjencinë e Postave janë paraqitur vetëm dy përfaqësues pakicash, dhe momentalisht ata dy janë të punësuar në Agjencinë e Postës”, tha Atanasoski.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















