Tetëmbëdhjetë vjet më parë NATO-ja filloi fushatën e bombardimeve kundër caqeve të ushtrisë ish-jugosllave, duke e shënuar kështu fillimin e fundit të regjimit serb mbi Kosovën.
Fushata ajrore pasoi refuzimin e Beogradit për ta nënshkruar marrëveshjen e negociuar në Rambuje të Francës, për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.
E lajmin e shpresës për Kosovën 18 vjet më parë e kishte dhënë ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton.
Ai ndër të tjera në një konferencë të jashtëzakonshme për medie kishte thënë se kriza në Kosovë ka arritur kulminacionin, “nëse nuk veprojmë do të përkeqësohet”. Menjëherë pas asaj deklarate, NATO-ja dhe aleatët filluan bombardimin mbi caqet serbe.























