| Aleanca Kuq eZi protestoi sot, gjatë kohës që kryeministri Rama u nis për vizitën dyditore në Serbi. Përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi kanë udhëtuar drejt Rinasit me 15 automjete për t’i thënë kryeministrit se në Serbi duhet të deklarojë që Kosova është Shqipëri.
Aktivistët e AK-së deklarojnë ndër të tjera se, Vuçiç duhet të kërkojë falje për incidentet gjatë ndeshjes në Beograd. Protestuesit e AK, e shoqëruan protestën edhe me thirrjet “Shqipëri etnike”. Kryeminsitri Rama la Tiranën rreth orës 08:30, ndërsa në orën 11:00 do të takohet sot me homologun Vuçiç, rreth orës 12:15 ata pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët. |
















