• Latest
  • Trending
  • All

Aldi Çeli: “Edukimi është pasaporta e suksesit”

02/04/2018

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 28 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Udhetimi im

Aldi Çeli: “Edukimi është pasaporta e suksesit”

02/04/2018
in Udhetimi im

Nga Miranda Keqaj

Bileta që fitoi si nxënësi më i mirë, gjatë kohës që studionte në Universitetin La Sapienza, në Itali, e çoi atë një fundjavë me pushime në Britani. Mbase as ai nuk e besonte që ajo fundjavë nuk do të kishte fund, madje do të ishte veçse fillimi i një udhëtimi që do të datonte në vitin 1997.

Lajme teNjejta

“Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

09/06/2020

“Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

22/05/2020

“Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

22/05/2020

Anglishtja që kishte mësuar dikur në bankat e shkollës së gjuhëve të huaja, Asim Vokshi në Tiranë iu bë ndihma më e madhe kur ai mbërriti në shtetin Britanik.

Ambicia që kishte nuk plotëpërmbushnin gjendjen në të cilën ai u gjend në Britani të Madhe. Ai vinte nga një familje intelektuale me një baba zëvendës komandant, vëllanë gjykatës dhe nënën arkitekte. Natyrisht që shkollimi do të mbetej baza e çdo fillese karriere dhe pas shkollës së mesme, ai filloi shkollën në Akademinë e Sigurimit, të cilën e la përgjysmë, pasi atij iu desh të largohej nga Tirana për në shtetin fqinjë në 1991, kur ai ishte 20 vjeç.
U zhvendos me të gjithë familjen në Itali, pas një ftese nga vetë president i asaj kohe, Francesco Cossiga duke bërë që në 1992-in të pajiseshin që të gjithë me dokumentacionin e nevojshëm. Në Itali ai filloi studimet në Universitetin La Sapienza, në degën e juridikut. Gjatë kohës së studimeve, çmimeve të shumta që mori, iu shtua edhe një bilete që i siguroi atij një fundjavë në një tjetër shtet. Ai zgjodhi Britaninë jo thjesht për të prekur një botë të re, por edhe për të përmbushur një ëndërr të tij të fëmijërisë.
Në Britani Aldi Çeli njohu një dimension tjetër dhe iu desh që të fillonte edhe një herë nga zero. Fillimi ishte shumë i vështirë por ambicia që ai kishte për ecur përpara ishte me e fuqishme se ai fillim që ai po përjetonte. Puna e parë që ai bëri ishte me kompani ku shiteshin gjëra antike, nga ku lindi edhe ideja që ai të krijonte një shoqëri siguracioni.

Duke parë që vlera monetare e objekteve që dërgoheshin ishte shumë e madhe ai krijoi një kompani siguracioni dhe një kompani sigurimi. Pas disa kohësh ai arriti të bëhej pjesë e kompanisë së sigurimit të qendrës tregtare Elephant and Castle.

Pas tre muajsh në sajë të përkushtimit pa veten të menaxhonte të gjithë qendrës tregtare. Më pas bëri një tjetër aplikim, duke u transferuar tek zyrat kryesore dhe arriti te menaxhonte rreth 300 vende të tjera me këtë kompani. Ndër ndërtesat më të rëndësishme që ai kishte “nën kontroll” ishin Bank of England, 1 Corhill, e shumë ndërtesa të tjera.

Më vonë i lindi interes i veçantë për Aeroportin në Heathrow dhe aplikoi si zëvendës menaxher për sigurinë e të gjithë aeroportit. Pas një muaji ai mbulonte sektorin e krimit dhe kontrabandës në një kompani ndërkombëtare. Pas pak kohësh ai u bë menaxher në terminalit 5 në Heathrow Aeroport, që nga fillimet e ndërtimit të këtij terminali, deri në inaugurimin e tij nga Mbretëresha.

Gjatë kohës që po punonte për këtë kompani dhe po menaxhonte Aeroportin në Heathrow, i erdhi natyrshëm ideja për të pasur kompaninë e tij ose për të investuar qoftë edhe në Shqipëri.

E cilësoi si një obligim qytetar investimin në mëmëdhe ku do gërshetoheshin përvojat më të mira Britanike dhe kompanitë prestigjioze. Aeroporti i Vlorës ishte pikësynimi i radhës duke filluar çdo negociatë të mundshme.
Megjithatë sikurse edhe çdo frymë e re që sillet në Shqipëri nga njerëz me ide të qarta perëndimore edhe fillimi i këtij aeroporti njohu goxha probleme dhe deri më sot nuk e pa “ditën e inaugurimit”. Kjo ishte një ndër sfidat më të mëdha me të cilat ai u përball, ku duket se gjithçka u kthye në zhgënjim.
Ëndrrat u sfumuan në dyert e zyrtarëve, që u përplaseshin turinjve çdo lloj investitori të huaj.
Aldi e ndiente diskriminim e jashtëzakonshëm që iu bëhej mërgimtareve Shqiptarë me çmimin e biletave dhe hapja e një aeroporti të ri ishte më e pakta që mund të bënte por që u kthye në pengesë të pakalueshme.

Aktualisht Aldi Çeli ka dy kompani në emrin e tij për International Development dhe vazhdojnë në ndërtimin e vilave luksoze shumë afër Aeroportit. Gjithashtu si grup investitoresh janë në bisedime e sipër për një tjetër projekt do të mbahet në Meksikë, Hua Hin; Tailande dhe është shumë pranë finalizimit të këtyre negociatave.

Pjesë të pasioneve të tij ai shtoi edhe një restorant dhe një klub dhe restaurant në O2 Arena, në zemër të Londrës, duke zgjeruar edhe me shumë aktivitetin e tij.
Çelësi i suksesit për Aldi Çelin është vullneti dhe vendosmëria e tij për ti shkuar deri në fund ëndrrës. Këmbëngulja dhe forca që ai pati sidomos gjatë periudhës së fillimit të tij në një shtet krejtësisht të ri bëri që ai të mos ndalej dhe të kërkonte akoma më shumë. Një tjetër arsye shumë e fortë ishte edhe vetë liria dhe mundësitë e shumta që vetë Britania e Madhe ofron për këdo.

Një ndër momentet më të vështira ishte përballja me mungesën e vazhdueshme të familjes së tij të madhe pasi erdhi në Britani.
Ndër momentet më të bukura, Aldi tregon hapjen e kompanisë së parë në vitin 2006 qe ishte Eagle Security që lindi si pasojë e një bisede që ai pati me një skocez ne Areoportit në të cilin ai punonte. Nga kjo ide pak kohë më mbrapa arriti që edhe ai të kishte kompaninë e tij.

Në fillimet e kësaj kompanie ishin 3 persona. Ndoshta për të hapur një kompani vërtetë nuk ishte aq e vështirë por vështirësitë më të mëdha vinin mbrapa pasi kjo kompani duhej të mbahej, të ngrihej dhe të rritej akoma më shumë, gjë të cilën Aldi e bëri dhe pati shumë sukses me rreth 50 te punësuar.
Pas 12 vitesh ai numëron një numër shumë të lartë punëtorësh.
Ndër objektet që ai ka nën menaxhim është stadiumi në Charlton The Valley, kati i pestë i stadiumit në Wembly dhe Këshille bashkiake të ndryshme.
Në mesazhin që Aldi ka për Shqiptarët shprehet se kontributi për vendlindjen është kontribut qytetar dhe të mos e harrojmë vendin tonë.
Të vazhdojë ruajtja dhe përçimi i vlerave më të mira shqiptare.
Ai shprehet se edukimi mbetet një fazë e domosdoshme për të arritur suksesi. Vullneti dhe devotshmëria garantojnë sukses.

Post Views: 222
Previous Post

Bujar Bajraktari: “Sfidat të sigurojnë suksesin”

Next Post

Naser Buzhala “Udhetimi im”

Related Posts

“Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

by TheAlbanian.co.uk
09/06/2020
0

Kur ballafaqohej me racizmin grek ndërsa ishte student, mbase nuk e kishte menduar që një ditë do të ishte profesor...

“Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

by TheAlbanian.co.uk
22/05/2020
0

Nëse dëshiron të dish diçka nga marrëdhëniet shqiptaro-britanike Daut Dauti mbetet jo thjesht adresë, por një enciklopedi ku faqet vazhdojnë...

“Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

by TheAlbanian.co.uk
22/05/2020
0

Ka një sintoni kaq të pashkëputshme mes saj dhe diasporës, saqë duket se nuk rezonojnë kurrsesi pa njëra tjetrën.  Pavarësisht...

“Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

by TheAlbanian.co.uk
12/04/2020
0

Kur gjendej në auditoret e fakultetit juridik në Tiranë, mbase kurrë nuk e ka menduar se një ditë do të...

Next Post

Naser Buzhala "Udhetimi im"

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.