Autobusi i linjës së rregullt që udhëton në drejtimin Gostivar – Shkup dhe anasjelltas, sot rreth orës 7:30 të mëngjesit ka pësuar një aksident rrugës për në Shkup, afër pikë-pagesës që ndodhet në Zhelinë.
Almakos mëson se në ato çaste autobusi ka qenë po thuajse i mbushur me udhëtarë, ndërsa në gjatë aksidentit udhëtarët janë përfshirë nga paniku, dhe më pas janë nxjerrë nga dritarja e derës së shoferit. Nga ky aksident, janë lënduar lehtë 6 persona, njofton portali Almakos.
Ende nuk dihen shkaqet e humbjes së kontrollit ndaj atutobsit, nga ana e shoferit.















