Një autobus dhe tre automjete janë përfshirë në një aksident automobilistik në Shkodër. Ngjarja është regjistruar rreth orës 17:22 të pasdites së sotme në aksin rrugor Shkodër-Tiranë, në kryqëzimin e Kryebushatit.
Shkak i aksidentit është bërë një shkëndije elektrike e konstatuar në autobusin me turistë nga Kosova, i cili udhetonte drejt Tiranës, që ka shkaktuar më pas dhe përplasjen me fuoristradën tip ‘Kia’ me targë AA 125 IE, mjetin tip ‘Mitsubishi’ me targa zviceriane AG 356783 dhe dy makina të tjera të vogla.
Pas përplasjes me mjetet, autobusi ka marrë flakë. Mësohet se shoferi ka frenuar në kohë, duke bërë të mundur që pasagjerët të dalin nga mjeti, me përjashtim të njërit prej tyre që ka mbetur brenda.
Sherbimet zjarrefikese dhe autoambulancat e mberritura ne vendngjarje kane bere te mundur nxjerrjen e pasagjerit, i cili është transportuar drejt kryeqytetit per marrjen e ndihmes mjekesore.
Po kështu i plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i fuoristradës tip ‘Kia’ me targë AA 125 IE, rreth 55 vjeç, i cili është transportuar për mjekim drejt spitalit të Shkodrës.
Nga ana e zjarrrefikeseve po punohet per shuarjen e plote te zjarrit ne autobus, ndërkaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.















