Një aksident ka ndodhur sot në mëngjes në Durrës ku si pasojë dy persona kanë vdekur dhe 3 të tjerë janë plagosur rëndë.
Fillimisht u njoftua për një të vdekur në vendin e aksidentit, tek unaza e plazhit, por i dyti e humbi jetën në spital.
Në makinë udhëtonin banorë të Shkozetit. Nuk dihet ende identiteti i tyre.
Makina kishte targat AA 4863 R. Ajo është përplasur me një mur mbrojtës dhe shkak dyshohet se ka qënë lagështia.
Policia e Durrësit dhe ambulancat shkuan në vendin e ngjarjes dhe transportuan të plagosurit. Dy prej të plagosurve janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.















