Në komunikatë thuhet se BDI-ja do të veprojë në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe kthim mbrapa nuk ka.
“Rolin tonë kyç, përcaktues dhe vendimtar në shumicën e re do ta vëmë në shërbim të reformave në përputhje me pritshmëritë e komunitetit ndërkombëtar, marrëdhënieve të mira ndëretnike dhe Marrëveshjes së Ohrit si dhe integrimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian, bashkë me hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik – theksohet në komunikatën e kreut të BDI-së Ali Ahmeti.























