Në një postim në Facebook i pari i Prishtinës ka thënë se Çelaj dhe Gashi kanë shfrytëzuar ditë ne dëshmorëve për të tentuar të hyjnë me dhunë në Trafikun Urban. Por një gjë të tillë, sipas Ahmetit, nuk e kanë lejuar punëtorët e Trafikut Urban.
“Liraku dhe Agimi paskan vendosë sot me shfrytezu ditën e dëshmorëve me provu me hy me dhunë ne Trafik Urban. Punëtorët nuk po lejojnë që këta njerëz të hynë në ndërmarrje. Pas rehabilitimit të ndërmarrjes po tentojnë të shantazhojnë projektin e rimëkëmbjes. Sulmet tash janë të përditshme, por së bashku me qytetarë duhet ta ruajmë progresin e qytetit”, ka shkruar Ahmeti.























