Siç shkruan media italiane, shqiptarëve u janë sekuestruar edhe 3 makina që përdoreshin për shpërndarjen e drogës.
Gjatë aksionit, policia ka bërë të ditur se ka sekuestruar 122 kilogramë kanabis sativa, 4 kilogramë kokainë dhe sasi të vogla droga të tjera, që ishin të destinuara për tu shitur në Milano.
Në total një sasi prej 130 kilogramësh drogë të sekuestruara në shtëpinë e çiftit shqiptar në lagjen “Niguarda” në Milano.
Gjatë kontrolleve, policia kishte gjetur edhe një pistoletë të vjedhur me 46 plumba si dhe 10 mijë euro kesh.






















