Nuk do jetë më Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, por vetëm Ministria e Zhvillimit Urban.
Duket se kryeministri Edi Rama ka vendosur që të kalojë Turizmin në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, që drejtohet nga Arben Ahmetaj.
Sipas Panoramës, vendimi do merret në mbledhjen e parë të qeverisë për këtë vit.
Sipas gazetës, stafi i Drejtorisë së Turizmit, në ministrinë e drejtuar nga Eglantina Gjermeni, kanë mbetur të befasuar nga kjo lëvizje.
Qeveria thotë se do i japë prioritet ekonomik turizmit.















