Statuti i PDK’së saktëson se Shefi i Grupit Parlamentar sipas detyrës zyrtare është edhe Nënkryetar i PDK”së.
Grabovci dha dorëheqje pas publikimit të përgjimeve ku vërtetohet se militantët e PDK’së kishin zënë pozitat kryesore në borde, polici, agjenci qeveritare dhe institucione tjera.
Askush nga PDK s’ka dhënë komente për këto përgjime, përveç, se kanë thënë se janë duke i dëgjuar.
Prokuroria e Kosovës ka nisur hetime dhe ka paralajmëruar mundësinë e ngritjes së një aktakuze nëse vërtetohet se ka pasur vepra penale të kryera nga personat që janë pjesë e përgjimit.
Deri më tash, në këto përgjime, është dëgjuar zëri i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Vlora Çitakut, Sami Lushtakut, ish-Ministrit Besim Beqaj etj.






















