“Kjo ofertë është një ofertë për bisedë dhe dialog tutje, ku do të shkëmbejmë mendime dhe fakte mundësisht jo akuza”.
“Është një mundësi e mirë duke pasur parasysh se është kauzë e rëndësishme për Kosovën, jo vetëm në aspektin e liberalizimit të vizave por është një përpjekje më gjithëpërfshirëse”.
Abdullahu ka thënë se nuk mund të kërkohet nga Qeveria që të heqë dorë nga versioni aktual i Demarkacionit duket shtuar se për këtë version ka fakte.
Ai ka shtuar se opozita duhet të sjellë fakte dhe ato të përballen me faktet e ofruara deri tash nga Komisioni Shtetëror.
“Nuk mund të kërkohet nga Qeveria të lëshojë pe duke pasur paraysh punën e Qeverisë, çfarë bagazhi ka mbledhur, është bërë një punë e gjatë në aspektin kohor”.
“Ne nuk mund të hyjmë të themi se po zmbrapsemi nga kjo, ne ofrojmë mundësinë për të sjellur fakte, nëse janë thënë , kjo është një mundësi që faktet edhe njëherë të shoshiten, nëse ka të reja, edhe Komisioni do të vijë me fakte të reja”.
Këshilltari i kryeministrit ka thënë se beson dhe shpreson që opozita t’i përgjigjet kësaj ftese pozitivisht.
Ai ka shtuar se Qeveria është e palëkundur për Demarkacionin.
“Ne qëndrojmë të palëkundur në kuptimin e fakteve që janë sjellur për Demarkacionin, në gjetjet që janë bërë, që e bëjnë profesionalisht të qëndrueshme”.
“Oferta e kryeministrit Mustafa është për ta mbrojtur opozitën nga vetja e saj”.
Ai ka folur edhe për Kishën në oborrin e Universitetit të Prishtinës që ka nxitur shumë debat ditëve të fundit.
Sipas tij, kjo është një temë shumë e ndjeshme derisa ka shtuar se ashtu si ka deklaruar kryeministri Mustafa, kjo temë nuk duhet të politizohet.
Në fund, ai nuk ka dashur të komentojë lidhur me deklaratën e deputetit të pavarur Ramiz Kelmendi për ofrimin e postit të zëvendëskryeministrit nga ana e kryeministrit Mustafa.
“Nuk ka asgjë zyrtare, Mustafa është në New York, do të merr qëndrim kur të kthehet”.






















