Zoti Abbas tha se raportet në të gjitha nivelet do të mbeten të suspenduara derisa Izraeli t’i tërheq masat e sigurisë rreth kompleksit, i cili komnsiderohet i shenjtë si nga myslimanët, ashtu edhe nga hebrejntë.
Besimtarët myslimanë nuk kishin hyrë në kompleks, për shkak të masave të reja të sigurisë nga ana e Izraelit, por kishin qëndruar jashtë kompleksit nëpër mot të nxehtë, në shenjë proteste.
Autoritetet raportuan se falja e besimtarëve ishte kryesisht paqësore më herët gjatë ditës së djeshme, por Ministria palestineze e shëndetësisë, më vonë tha se tre palestinezë ishin vrarë, pasi kishin shpërthyer përleshjet ndërmjet forcave izraelite dhe protestuesve.
Mbrëmë vonë, autoritetet izraelite kanë raportuar se një palestinez i ka therrë për vdekje tre izraelitë brenda një vendbanimi në Bregun Perëndimor.






















